• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, February 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Lame prezanton drejtorin e 8-të të Kadastrës së Vlorës/ Binaj: Le të flasin veprat

by Java News
13/07/2020 12:43
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Drejtori i përgjithshëm Artan Lame prezantoi sot drejtorin e ri të Kadastrës së Vlorës, Andi Binaj që është i 8 në harkun e 10 muajve të fundit. Situatën me largimet, Artan Lame e cilësoi si barsoletë, por u shpreh besimplotë se tashmë gjendja do të ndryshojë.

“Drejtorin e ri e urojmë pa i dhënë dorën, është e sikletshme. Legalizimet në Vlorë nuk kanë ecur keq. Janë kryer 10400. Në këtë kuadër drejtorit të ri do i dalë detyra e përshpejtimit të këtij procesi. Një tjetër fushë që ka qenë problematike ka qenë legalizimet me shkelje në leje, të braktisura nga pronarët, janë me dhjetra.

Drejtoria e Vlorës është ndër më të rëndësishme e Kadastrës, sepse ka 106 zona kadastrale, 3 bashki njëherësh. 28 janë pa regjistrim fillestar të pronave, me 65 mijë pasuri të paluajtshme. Kadastra ka filluar procesin në zonat pa regjistrim. Këto problematika do të ndeshet drejtori i ri. Drejtori i ri do të ketë së shpejti rezultatin e procesit në zonën e bregut. Detyra kryesore e tij do të jetë shërbimi i qytetarëve. Kadastra gati të punojë me të gjitha bashkitë për inventarin e pasurive të paluajtshme. Për regjistrimin e tokave bujqësore është problemi më i madh në bregdet.

Drejtori i ri do të ketë mbështetjen e të gjithëve, kujtdo që është i interesuar. Drejtori i ri kam bindjen se do të ketë kontakte me ju (gazetarët) është një nga këshillat e para që do i jap, për ti vendosur në shërbim të ndihmës ndaj ndihmës për qytetarët. Brenda Kadastrës do të ketë reformë edhe për sektorin e brendshëm. Është përgatitur. Ka mangësi personeli. I drejtohem cdo të riu vlonjat për fushat që kemi mangësi, ju lutem paraqiteni. Është kthyer në barsoletë cështja e drejtorëve të Vlorës, më mirë në barsoletë sesa në tragjedi, çështja e zvarritjes me pronat.

Mjafton të themi se kemi qenë në gjendje të vendosim në vijë edhe cështje më të vështira, qytetarët do ta shikojnë vetë ndryshimin në Vlorë. Në vitin e fundit Vlora po vuan kalvarin e 30 viteve. Të gjithë kemi fjetur sipër kësaj situata kaotike, ne patëm kurajon ta hapim” tha ai.

Drejtori i ri i Kadastrës së Vlorës, Andi Binaj premtoi vepra dhe jo fjalë. “Kam eksperiencë pune në sektor pune privat dhe publik. Kam punuar pranë Kuvendit në sektorin e marrëdhënieve me publikun. Duke parë gjendjen aktuale të Kadastrës Vlorë, dua ta them me një fjali “Të flasin faktet dhe jo fjalimet për punën e Kadastrës së Vlorës“.

Puna më e madhe që e pret drejtuesin e ri është regjistrimi i pronave në vijën bregdetare, që është bërë shkak që ky institucion të mos gjejë qetësi.

Drejtorët e Kadastrës së Vlorës që u larguan brenda 10 muajve
Viola Hima
Bilbil Aliaj
Taulant Canameti
Elona Hodaj
Alteo Nazëraj
Florian Almadhi
Klodian Troci

Next Post
Angela, Kristin dhe Ursula/ Kush janë tre gratë e mençura që po shpëtojnë Evropën

Angela, Kristin dhe Ursula/ Kush janë tre gratë e mençura që po shpëtojnë Evropën

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Si do të votonit nëse zgjedhjet mbahen sot? Sondazhi: PS kryeson me 47.2%, PD nuk rritet!

Si do të votonit nëse zgjedhjet mbahen sot? Sondazhi: PS kryeson me 47.2%, PD nuk rritet!

February 9, 2026
Tragjike/ Përmbyset një gomone me emigrantë, humbin jetën 53 persona

Tragjike/ Përmbyset një gomone me emigrantë, humbin jetën 53 persona

February 9, 2026
“Jam i martuar, nuk më tërheqin vajzat beqare”, Rogerti debaton me Selin, banorja: Bukurosh, merr frymë thellë

“Jam i martuar, nuk më tërheqin vajzat beqare”, Rogerti debaton me Selin, banorja: Bukurosh, merr frymë thellë

February 9, 2026
‘Specialja’ në Hagë kërkoi 180 vite burg për Thaçin e 3 ish-krerët, Kurti: UÇK-ja bëri luftë të drejtë

‘Specialja’ në Hagë kërkoi 180 vite burg për Thaçin e 3 ish-krerët, Kurti: UÇK-ja bëri luftë të drejtë

February 9, 2026
Apeli i GJKKO la në fuqi vendimin me burg, kryebashkiaku i Rrogozhinës vetëdorëzohet në Polici

Apeli i GJKKO la në fuqi vendimin me burg, kryebashkiaku i Rrogozhinës vetëdorëzohet në Polici

February 9, 2026
“Nuk po ndez”/ Gazetari përplaset me Lapajn: Nuk ke vota dhe nuk i frymëzon qytetarët shqiptarë!

“Nuk po ndez”/ Gazetari përplaset me Lapajn: Nuk ke vota dhe nuk i frymëzon qytetarët shqiptarë!

February 9, 2026
Viktimat në Ukrainë nga lufta, raporti i OKB: Më shumë se 2,500 civilë të vrarë vetëm në 2025-ën, shkak përdorimi i armëve me..

Lufta në Ukrainë/ Koloneli: Kolapsi ekonomik mund ta ulë Rusinë në negociata

February 9, 2026
Vendimi për vulën e PD/Minxhozi: Sot Lulzim Basha nuk ka më asnjë vlerë politike

Minxhozi: Rama nuk është drejtues podcasti por kryeministër, reforma ndodhet në vdekje klinike!

February 9, 2026
Kur prokurori bëhet më i fortë se Kryeministri

Dënojeni me vdekje lirinë!

February 9, 2026
Prokuroria e Hagës kërkoi nga 45 vite burg për ish-krerët e UÇK, analisti: Proces i orkestruar me Serbinë, po goditet paqja në Ballkan

Prokuroria e Hagës kërkoi nga 45 vite burg për ish-krerët e UÇK, analisti: Proces i orkestruar me Serbinë, po goditet paqja në Ballkan

February 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In