Drejtori i ALUIZNI-t, Artan Lame në një konferencë për shtyp të mbajtur paraditen e së enjtes ka deklaruar se, “legalizimet mbeten reforma e parë për formalizimin e ekonomisë”.
“Viti 2015 mund të konsiderohet maja e procesit të legalizimeve. 40 mijë familje shqiptare zgjidhën problemin e legalizimit të pronës”, ka thënë Lame.
Ai ka nënvizuar se procesi ka hyrë tashmë në fazën e qetë të operimit të tij, duke shprehur bindjen se, “qytetarët besuan tek procesi i legalizimit”.
“Me sistemin e ri, aplikimi për çertifikatën e pronësisë do të ndiqet nga ALUIZNI. Risi tjetër do të jetë përdorimi i një sistemi të unifikuar hartografie”, ka vijuar Lame.
Ai ka shtuar më tej se, themeli i kaosit ka ardhur si pasojë e sistemit të ndryshëm hartografik.