• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, February 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Lamallari: Nga amnistia penale do të përfitojnë 1290 të dënuarit për vepra të lehta, si dhe të paraburgosur

by A R
12/01/2026 19:33
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në një intervistë për emisionin “Tema e Ditës”, ministri i Drejtësisë Besfort Lamallari foli gjerësisht për amnistinë penale, problematikën e paraburgimit dhe ndryshimet e fundit në Kodin Penal e Kodin e Procedurës Penale.

Ai e cilësoi amnistinë si një lajm të mirë për të gjithë të dënuarit për vepra të lehta penale dhe për të paraburgosurit, duke theksuar se kjo është një nismë humane dhe një hap i rëndësishëm drejt përmirësimit të sistemit të drejtësisë.

Ministri u ndal fillimisht tek çështja e paraburgimit, duke e konsideruar atë një problem të madh të evidentuar jo vetëm nga qeveria shqiptare, por edhe nga organizma ndërkombëtarë si Këshilli i Europës dhe Komisioni Europian.

“Ne kemi ngritur më herët shqetësimin e paraburgimit, e cila është një e dhënë shqetësuese e ngritur jo vetëm nga qeveria shqiptare, por edhe nga Këshilli i Europës, Komisioni Europian dhe organizma të tjera prestigjoze, të cilat thonë se nuk mund të kuptojnë që në një vend kandidat për t’u bërë pjesë e BE-së, gjysma e shtetasve në sistemin penitenciar janë të paraburgosur dhe në pritje të një vendimi final të gjykatës,” tha Lamallari.

Sipas ministrit, amnistia vjen pas një analize të detajuar të situatës në sistemin penal shqiptar, në bashkëpunim me institucionet përgjegjëse, dhe adreson një shqetësim të madh: përdorimin e lartë të masës së paraburgimit.

Ai shtoi se shpesh vendimi përfundimtar për këta persona është më i lehtë sesa koha që ata kanë vuajtur në paraburgim, duke e cilësuar këtë si një padrejtësi që duhet adresuar.

“Kjo është një e dhënë shqetësuese që duhet adresuar dhe një përpjekje në këtë drejtim është edhe amnistia,” u shpreh ministri.

Ministri ndahu detaje duke thënë se, nga amnistia përfitojnë drejtpërdrejtmë shume se 1290 persona, ndërsa rreth 900 të tjerë do të kenë ulje dënimi dhe mbi 300 persona të tjerë do të konsiderohen se e kanë shlyer dënimin për kohën e mbetur.

“Përkundrazi unë besoj fort se këta njerëz janë më të dobishëm që të kthehen pranë familjeve të tyre dhe janë rehabilituar sepse kanë kryer një periudhë të konsiderueshme dënimi të dhënë nga gjykata dhe pjesa e mbetur konsiderohet që nuk është në favorin e sistemit penitenciar as në favorin e vetë personit, por është një akt human që nga qeveria si shprehje e vullnetit politik që ka marrë përmes kësaj nisme dhe më pas me miratimin në parlament, bën të mundur që këta të kthehen në shtëpitë e tyre,” tha Lamallari.

Ministri theksoi se amnistia nuk është thjesht një falje, por një mundësi e dytë që shoqëria u jep këtyre personave.

“Kjo është një mundësi e dytë që shoqëria iu jep këtyre personave. Sigurisht ne nuk duhet të nisemi vetëm nga një qasje ndëshkuese, por duhet të jemi të orientuar nga rehabilitimi dhe jo nga ndëshkimi, duke i integruar dhe dhënë mundësi reale që të rinjtë mos të bien pre e këtyre reformave,” shtoi ai.

Në vijim, Lamallari foli edhe për ndryshimet e nevojshme në Kodin e Procedurës Penale dhe Kodin Penal, duke theksuar se paraburgimi nuk mund të jetë një masë automatike për çdo rast.

“Organizma prestigjoze si Këshilli i Europës kanë shprehur shqetësimin jo vetëm me numrin e të paraburgosurve por edhe me standardet që aplikohen. Ata nuk mund ta pranojnë kurrsesi që të gjithë njerëzit konsiderohen automatikisht për t’u nënshtruar kësaj mase kur nuk kemi një klasifikim të veprave penale, sepse jo të gjitha veprat kanë të njëjtën shkallë rrezikshmërie. Ndaj duhet bërë e qartë ku mund të aplikohet masa e paraburgimit për të mos lënë hapësirë abuzimi,” tha ministri.

Ai shtoi se sipas standardeve të BE-së dhe Këshillit të Europës, për vepra që dënohen nga 1 deri në 2 vite burg, paraburgimi nuk duhet të merret fare në konsideratë.

“Çdo rast duhet të merret specifikisht dhe jo të merret shabllon në të gjitha rastet,” theksoi Lamallari.

Në pjesën tjetër të intervistës, ministri u ndal tek ndryshimet e fundit në Kodin Penal, duke përmendur nismat për mbrojtjen e gazetarëve dhe komunitetit të medias.

“Së pari mbyllëm me sukses në 2025 ndryshimet në Kodin Penal me kushtet e ndërmjetme që avancojnë rrugëtimin e Shqipërisë në familjen europiane. Këtu përfshiheshin disa direktiva që janë adresuar në kodin ekzistues dhe sigurisht qeveria e gjeti me vend, si pjesë e diskutimeve që kemi pasur edhe me komunitetin e gazetarëve, të cilët kanë shprehur kërkesat dhe sugjerimet. Kjo ishte arsyeja pse Shqipëria vendosi të marrë këtë hap politik për të shkuar drejt dekriminalizimit të shpifjes specifikisht për gazetarët, ku konkretisht neni 120 i Kodit Penal përjashton nga ndjekja penale gazetarët të cilët gjatë ushtrimit të tyre po raportojnë,” tha Lamallari.

Ai shtoi se është bërë edhe një ndërhyrje në nenin 238 që lidhet me kanosjen, duke e cilësuar si një mbrojtje të posaçme për gazetarët.

“Kjo vepër është e cilësuar që dikush që kanos një gazetar nuk do të dënohet njëlloj si për një qytetar të zakonshëm, sepse një gazetar i shërben transparencës dhe ndarjes së informacionit me publikun,” përfundoi ministri i Drejtësisë.

Next Post
VIDEO / Rama në Abu Dhabi: Si gjithnjë të mikpritur vëllazërisht në Emiratet e Bashkuara Arabe

VIDEO / Rama në Abu Dhabi: Si gjithnjë të mikpritur vëllazërisht në Emiratet e Bashkuara Arabe

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Luftë apo marrëveshje bërthamore? Aeroplanmbajtësja amerikane niset nga Kreta në Lindjen e Mesme

Luftë apo marrëveshje bërthamore? Aeroplanmbajtësja amerikane niset nga Kreta në Lindjen e Mesme

February 26, 2026
Edi Rama ‘plotëson’ kërkesën e opozitës për qeveri 100% teknike

Edi Rama ‘plotëson’ kërkesën e opozitës për qeveri 100% teknike

February 26, 2026
Për shkencëtarët dhe sharlatanët!

Hila zbulon detajet për Ministrin e ri të Jashtëm: Ja si e njoh unë zëvendësuesin e Spiropalit

February 26, 2026

“Rama donte të tregonte se njerëzit e mi i heq unë”, Dudushi: Ndryshime të arsyeshme, ruajnë ekuilibrat!

February 26, 2026
Sanremo 2026 / Çelentano: Kënga e Ermal Metës pothuajse e pandalshme drejt fitores

Sanremo 2026 / Çelentano: Kënga e Ermal Metës pothuajse e pandalshme drejt fitores

February 26, 2026
Ndryshimet në qeveri, profilet e plota të ministrave të rinj që marrin drejtimin e dikastereve kyçe

Ndryshimet në qeveri, profilet e plota të ministrave të rinj që marrin drejtimin e dikastereve kyçe

February 26, 2026
Korridori VIII e bën Shqipërinë portë kryesore. Serbia dhe Greqia nuk duan

Korridori VIII e bën Shqipërinë portë kryesore. Serbia dhe Greqia nuk duan

February 26, 2026
Gogu replikë me Berishën: Zotëria i 21 janarit ka diskriminuar duke vrarë e torturuar njerëz! U përpoq të nënshtrojë KLSH kur…

PROFIL / Rama i besoi Drejtësinë! Kush është Toni Gogu, zëvendësi i Lamallarit

February 26, 2026
Spahiu: Shërbimet sekrete paralajmëruan destabilizimin e Maqedonisë me financim të Rusisë

Spahiu: Shkarkimi më i keq ai i Spiropalit! Emërimi më i mirë, Toni Gogu

February 26, 2026
Çupi: Po përjetojmë valën e dytë të Berishës. Këtu kemi mijëra viktima të shkaktuara nga pushteti i Saliut

“21 janari, është themeli”, Frrok Çupi: PD dhe SPAK e kanë “pushtuar” vendin. Drejtësia të zbardhë vrasjet!

February 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In