Sot në rrjetet sociale është publikuar fotoja e një personi, i cili shfaqej nudo në rrugët e Tiranës. Ndërkohë, policia në një njoftim sqaron se personi është arrestuar, ndërsa vuan nga probleme të shëndetit mendor.
Sipas policisë, 37-vjeçari ka dhunuar familjarët e tij dhe më pas është larguar i zhveshur nga banesa.
Njoftimi i policisë
Tiranë
Në lidhje me një video të postuar në portale, në të cilën shfaqet një shtetas i zhveshur, ju sqarojmë se:
Sot rreth orës 12:55, është marrë njoftim se në rrugën “Mujo Ulqinaku”, një shtetas, i cili vuan nga probleme të theksuara të shëndetit mendor, ka dhunuar familjarët e tij dhe është larguar nga banesa i zhveshur.
Shërbimet e Policisë, pasi kanë marrë njoftimin, kanë reaguar menjëherë dhe rreth orës 13:10, kanë bërë kapjen e shtetasit E. M., 37 vjeç, dhe shoqërimin e tij për në spitalin psikiatrik ku dhe ndodhet aktualisht.
Në vijim të veprimeve është bërë arrestimi i tij për veprën penale “Dhuna në familje”. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.
/e.d