• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Lajthitje ‘Made in Albania’/ Pas ushqimit, shpenzimi kryesor për shqiptarët janë lojërat e fatit!

by Java News
24/10/2018 08:24
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

A shpenzojnë shqiptarët për lojëra fati, më shumë sesa për banesën, shëndetin, transportin? Duket e çuditshme, por nëse i referohemi shifrave zyrtare të INSTAT për konsumin e familjeve dhe deklarimeve të kryeministrit për shumat e shpenzuara në lojërat e fatit, shqiptarët rezultojnë se kërkimin e fatit e kanë shpenzimin e dytë, pas ushqimeve, që është nevoja bazë e çdo familjeje.

Sipas të dhënave të INSTAT, në anketën e Buxhetit të Familjeve për vitin 2017, shpenzimet totale mujore për rreth 770 mijë familje ishin 56.5 miliardë lekë në muaj, ose 678 miliardë lekë në vit. E konvertuar në euro, me kursin mesatar të atij viti, kjo shumë është rreth 5 miliardë euro. Pjesa më e madhe e këtyre shpenzimeve, rreth 44% shkon për t’u ushqyer. Kjo peshë është më e larta në Europë (mesatarja e Europës për ushqime është rreth 12% dhe e rajonit luhatet mes 20 dhe 40%), duke treguar për një varfëri të lartë të shqiptarëve, që vetëm pasi plotësojnë nevojat bazë të të ushqyterit fillojnë të mendojnë për argëtime të tjera.

Në vlerë absolute, shpenzimet për ushqime e pije jo alkoolike ishin 2.2 miliardë euro në një vit. Pas ushqimeve, sipas të dhënave zyrtare të INSTAT, renditen “Shpenzime për banesën, ujë, energji elektrike, qira të paguar”, me 10.9% të totalit, ose 550 milionë euro.

Në vend të tretë, është transporti, me 7.2%, ose 365 milionë euro. Më pas renditen “Restorante dhe hotele”, me 251 milionë euro, “Mobilim, pajisje shtëpiake dhe mirëmbajtje të zakonshme të banesës”, me 242 milionë euro dhe më pas grupet e tjera kanë një shpenzim vjetor më të ulët sesa 200 milionë euro (shih grafikun).

Por, nëse i referohemi deklarimeve të kryeministrit Rama se shuma reale e shpenzuar për lojëra fati është 700 milionë euro, atëherë Shqipëria kthehet në një vend unik, ku 14% të shpenzimeve të një popullsie (6% të prodhimit të brendshëm bruto) shkojnë vetëm për lojëra fati dhe për më tepër renditen të dytat pas ushqimeve.

Në fakt, sipas deklarimeve zyrtare të kompanive, industria e lojërave të fatit qarkulloi në vitin 2017 rreth 130 milionë euro (shiko tabelën), ose 5 herë më pak të shumës që pretendohet se qarkullon realisht.

Edhe nëse kjo shifër e deklaruar zyrtarisht nga kryeministri është reale, atëherë rezulton se shteti ka lejuar që nën hundën e tij të jetë zhvilluar një evazion galopant me humbje të rënda për arkën e buxhetit, që mund të arrijnë deri në 200 mln euro (operatorët e tregut pohojnë se ata sot paguajnë rreth 50 mln euro taksa).

Operatorët e lojërave të fatit deklarojnë se shuma prej 700 milionë eurosh është jo reale. “Vlera prej 700 milionë eurosh e lidhur me aktivitetin  e lojërave të fatit dhe e lakuar nga Kryeministri nuk është një shifër reale. Aktiviteti është shumë më pak se kaq të paktën ky është perceptimi im duke pasur parasysh qarkullimin zyrtar që deklarohet nga kompanitë që kanë licenca” shprehet për Monitor, Artan Shyti, Kryetar  i Shoqatës së Basteve Sportive.

INSTAT, sipas metodologjisë së publikuar, i llogarit shpenzimet për lojërat e fatit në zërin e “Argëtim dhe kulturë”, që zyrtarisht rezulton të jetë ai për të cilin shqiptarët shpenzojnë më pak, me rreth 153 milionë euro në vit.

Anketa e Buxhetit të Familjes 2017 u krye nga INSTAT përgjatë gjithë vitit, me një kampion prej 9.312 njësi ekonomike familjare. /ma.me

Burimi: INSTAT, përpunime të Monitor

Monitor

Next Post
Aksident në Tiranë, kamioni përplas për vdekje këmbësorin

Përplasi për vdekje 45-vjeçarin, arrestohet vlonjati Albert Myrtaj

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Plagosi me armë zjarri 45-vjeçarin në Shkodër, arrestohet autori

Plagosi me armë zjarri 45-vjeçarin në Shkodër, arrestohet autori

March 5, 2026
Zgjedhjet për president në Kosovë, LVV vendos Fatmire Kollçakun përballë Konjufcës

Zgjedhjet për president në Kosovë, LVV vendos Fatmire Kollçakun përballë Konjufcës

March 5, 2026
Kalimi i anijeve me naftë në Ngushticën e Hormuzit. Kina hyn në bisedime me Iranin

Kalimi i anijeve me naftë në Ngushticën e Hormuzit. Kina hyn në bisedime me Iranin

March 5, 2026
Tronditje në Wall Street, lufta në Iran rrit çmimet e naftës dhe rrëzon tregjet e aksioneve

Tronditje në Wall Street, lufta në Iran rrit çmimet e naftës dhe rrëzon tregjet e aksioneve

March 5, 2026
“Ne do futemi në BE”, Nazarko debat me Këlliçin: Ti me molotovët e tu doni ta nxirrni Shqipërinë si shtet të zi

“Ne do futemi në BE”, Nazarko debat me Këlliçin: Ti me molotovët e tu doni ta nxirrni Shqipërinë si shtet të zi

March 5, 2026
“Irani, strategji për të zgjatur luftën”, Shala: Dronët në Azerbajxhan, mesazh për mospërfshirje

“Irani, strategji për të zgjatur luftën”, Shala: Dronët në Azerbajxhan, mesazh për mospërfshirje

March 5, 2026
QSUT reagon pas konferencës me gazetarët: E vërteta e deklaratës së drejtoreshës

QSUT reagon pas konferencës me gazetarët: E vërteta e deklaratës së drejtoreshës

March 5, 2026
Starmer kritikon presidentin e SHBA: Trump po minimizon rolin e trupave në Afganistan! Ne jemi krenarë për…

Tjetër skandal për qeverinë Starmer, arrestohen tre funksionarë laburistë

March 5, 2026
Lamallari firmos masat/ Gjoba ndaj 3 noterëve dhe 2 ndërmjetësve të pasurive të paluajtshme

Lamallari firmos masat/ Gjoba ndaj 3 noterëve dhe 2 ndërmjetësve të pasurive të paluajtshme

March 5, 2026
Bimo komenton Doktrinën e Sigurisë së SHBA: Për administratën e Trump, BE nuk është Evropa

“Shkëputja e Iranit nga BRICS, efekte afatgjata për SHBA”/ Bimo: Izraeli kërkon ta copëtojë në shtete të vogla

March 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In