• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, April 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

‘Lajthit’ Presidenca, Nishani kërcënon qeverinë: Do ta çojmë buxhetin në Kushtetuese

by Java News
15/11/2016 14:49
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Presidenca kërcënon Kuvendin dhe Ministrinë e Financave se do ta dërgojë buxhetin 2017 në Gjykatën Kushtetuese. Në një situatë të paprecedentë, Bujar Nishani, nëpërmjet drejtorit të tij të kabinetit, Florjan Nuri, ka paralajmëruar se nëse as këtë vit nuk merr rritjen prej 20 milionë lekësh shtesë mbi atë që Ministria e Financave kishte parashikuar për funksionimin e këtij institucioni, do të ankimojë buxhetin në Kushtetuese.

“Është një situatë që përsëritet prej disa vitesh, na vështirëson punën e institucionit. Nëse nuk na jepni lekët, do ankimojmë Buxhetin në Gjykatë kushtetuese”-u shpreh Nuri në Komisionin e Ligjeve, ku institucionet kushtetuese diskutojnë mbi buxhetin që financat i kanë akorduar.

Kryetari i komisionit Fatmir Xhafaj iu kundërpërgjigj: “E tepruat , nuk jeni ankuar kur e keni pasur buxhetin minimal. Këtë vit keni rritje të konsiderueshme. Kur ta çoni në Kushtetuese na njoftoni”.

Paratë shtesë Presidenca i kërkonte për të shlyer borxhin e akumuluar prej vitesh prej 14 milionë lekësh, nga udhëtimet e kreut të shtetit jashtë dhe vizitat e personaliteteve të huaja të pritura nga Nishani.

Një pjesë e parave do të shkonin dhe për rikonstruksionin e zyrës së kreut të shtetit. Ndërsa 10 milionë të tjera jashtë këtij fondi, kërkoheshin për ceremoninë e ndërrimit të presidentëve në 2017-n. Këtu ka kundërshtuar menjëherë Ministria e Financave sipas të cilës, ky aktivitet nuk është mbuluar asnjëherë nga shpenzimet e Presidencës por Fondi i Kontigjencës.

“Presidenca në buxhetin e 2017 –s ka një fond prej 41 milion lekësh. Ceremoniali i ndërrimit të presidentëve, përballohet nga fondi rezerve jo presidenca” – u shpreh përfaqësuesja e Ministrisë.

Në krah të kërkesës për shtesë fondesh të presidentit doli LSI e PD. “Hiqni 3-4 palma dhe plotësojani kërkesat presidentit” -u shpreh Eduard Halimi.  I pasuar nga Petrit Vasili, i cili tha: “Këto janë shifra qesharake, turp që vjen deri këtu biseda “.

ma.me

Next Post
ANALIZA/ Fitorja e papritur e Trump, moment shoku dhe paralize

Zbulohet plani i 200-ditëshit të parë të presidencës së Trumpit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

U gjetën eksplozivë, Hungaria vendos nën mbrojtje ushtarake tubacionin e gazit

U gjetën eksplozivë, Hungaria vendos nën mbrojtje ushtarake tubacionin e gazit

April 6, 2026
Tare: Leao? Problemi i tij janë dëmtimet e shumta, është i rëndësishëm për Milanin

Tare: Leao? Problemi i tij janë dëmtimet e shumta, është i rëndësishëm për Milanin

April 6, 2026
Pse u venit “lëvizja qytetare” brenda opozitës?

Pse u venit “lëvizja qytetare” brenda opozitës?

April 6, 2026
Gjykata e Lartë e SHBA-ve hap rrugën për heqjen e dënimit të Steve Bannon

Gjykata e Lartë e SHBA-ve hap rrugën për heqjen e dënimit të Steve Bannon

April 6, 2026
Vija e kuqe e konfliktit?! Trump: E shkatërrojmë Iranin brenda natës! Mund të ndodhë nesër…

Vija e kuqe e konfliktit?! Trump: E shkatërrojmë Iranin brenda natës! Mund të ndodhë nesër…

April 6, 2026
Netanyahu: Nuk do të ndalemi derisa të eliminohet kërcënimi pas vrasjes së zyrtarëve iranianë

Netanyahu: Nuk do të ndalemi derisa të eliminohet kërcënimi pas vrasjes së zyrtarëve iranianë

April 6, 2026
Rritja e çmimit të karburanteve shtrenjton me 200 lekë biletën e autobusëve Korçë-Tiranë

Rritja e çmimit të karburanteve shtrenjton me 200 lekë biletën e autobusëve Korçë-Tiranë

April 6, 2026
Lufta me Iranin, Trump ashpërson tonet ndaj gazetarëve: Dorëzoni burimet ose shkoni në burg

Lufta me Iranin, Trump ashpërson tonet ndaj gazetarëve: Dorëzoni burimet ose shkoni në burg

April 6, 2026
Berisha nga “Foltorja”: Rama mashtron për naftën, kemi barrën fiskale më të lartë

Berisha nga “Foltorja”: Rama mashtron për naftën, kemi barrën fiskale më të lartë

April 6, 2026
Pse po shkruaj për Ilir Metën

Maqedonia pa shqiptarët nuk është shtet, është rrezik

April 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In