• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, February 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Lajmi i zi për botën e artit! Ndahet nga jeta artisti i njohur shqiptar

by
22/03/2023 11:38
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ndahet nga jeta piktori i njohur Petro Kokushta. Lajmi është bërë i ditur nga familja e tij. E mes shumë reagimeve është dhe ai i Pashk Pervathit, ish-student i Kokushtës.

Në një mesazh Pervathi ka shprehur mirënjohje për ndihmën që i ka dhënë për karrierën artistike.

MESAZHI I PREVATHIT
“IKU PROFESORI”
Mirenjohja per Ju do mbetet gjithmone miku dhe profesori im i shtrenjte Petro Kokushta. Juve ju dedikoj karrieren time artistike. Ju thate i pari kur pate dy peisazhe te miat “Perse nuk eshte shkolluar, cfare pengesash ka ky njeri”?Ju me moret per dore ne ambjentet e Akademise se Arteve duke me prezantuar si studentin e ardhshem. Ju me bete te enderroj e te hyj gjithe entuzuazem ne rrugen qe ndjek edhe sot pa me kerkuar kurre asgje ne kembim. Gjithmone e kam permendur rolin tuaj ne formimin tim e gjithmone do ta them derisa te ritakohemi perseri. Qofsh i parajses miku e profesori im i shtrenjte, Petro Kokushta.
Ish studenti juaj
Pashk Pervathi.

Lajmi i zi për botën e artit! Ndahet nga jeta artisti i njohur

Petro Kokushta ka lindur më 13 shtator 1943 në Tiranë. Është piktor shqiptar. Lindi në Tiranë në vitin 1943. Në vitet 1957-1962 ka kryer Liceun Artistik “Jordan Misja” (Tiranë), për pikturë. Më pas, në vitet 1964-1969 ka përfunduar ILA për pikturë kavaleti. Menjëherë pas studimeve të larta, në vitin 1970 u emërua pedagog në Katedrën e Pikturës dekorative dhe monumentale në ILA, detyrë në të cilën qëndroi deri në vitin 1987, kohë kur u emërua Sekretar i Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve të Shqipërisë, në seksionin e arteve figurative. Ka marrë pjesë në pothuajse të gjitha ekspozitat më të rëndësishme lokale, jubilare dhe kombëtare, ku ka fituar edhe disa çmime honorifike. Gjithashtu është pjesëmarrës në disa ekspozita ndërkombëtare, kryesisht nëpër Bienalet e kohës së para viteve ’90. Sot krijon i lirë dhe ekspozon në veprimtari kolektive, veçanërisht në edicionet e grupimit artistik “Nëntori”. Krijimtaria e P. Kokushtës kap një diapazon të mirë të gjinive të pikturës si: kompozimi figurativ, portreti, peizazhi, etj. Shumë vepra të tij gjënden sot në fondet e GKA, nëpër galeri të rretheve si edhe në koleksione private dhe institucione shtetërore. Në pikëpamje të elementeve të formës artistike, P. Kokushta ka realizuar një pikturë realiste, por me kërkesa dhe prirje të përherëshme drejt një dekorativiteti të dukshëm koloristik, ku ngjyrat e paletës së tij i kanë sjellë pikturës që ka realizuar, një status modern dhe pothuaj jashtë normave të rrepta formale, akademike dhe skolastike. Gjithësesi, në pikëpamjen tematike piktura e Kokushtës nuk mund të dilte jashtë kornizave që kërkoi dhe imponoi koha, kur ai realizoi pjesën më të dendur, por edhe më cilësore të krijimtarisë së tij.

/e.d

Next Post
I grisi rrobat dhe i gjuajti me grushte/ Shqiptari tenton të përdhunojë një vajzë polake, e njohu në Facebook

Tmerr në Prizren/ 35-vjeçari përdhunon të miturën, aktin e filmon dhe publikon videon

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Princ Leka konfirmon martesën me Blerta Celibashin! Nga fustani tek unaza, zbulohet detaje nga dasma e tyre

Princ Leka konfirmon martesën me Blerta Celibashin! Nga fustani tek unaza, zbulohet detaje nga dasma e tyre

February 27, 2026
Tentuan të vrisnin Marius Hasallën në Lushnjë për gjakmarrje, por i plagosën hallën! Gjykata dënon me 50 vite burg porositësin dhe atentatorin

Tentuan të vrisnin Marius Hasallën në Lushnjë për gjakmarrje, por i plagosën hallën! Gjykata dënon me 50 vite burg porositësin dhe atentatorin

February 27, 2026
Presidentja e RMV në krah të Begaj: Bashkëpunimi mes vendeve është thelbësor për forcimin e stabilitetit dhe paqes

Presidentja e RMV në krah të Begaj: Bashkëpunimi mes vendeve është thelbësor për forcimin e stabilitetit dhe paqes

February 27, 2026
Durrës/ Arrestohen 5 persona, sekuestrohen armë zjarri, municion luftarak dhe kanabis

Durrës/ Arrestohen 5 persona, sekuestrohen armë zjarri, municion luftarak dhe kanabis

February 27, 2026
Detaje nga vdekja e 17-vjeçarit/ Adoleshenti shkoi në shtëpi i plagosur me thikë në kraharor më pas vëllai e çoi në spital, çfarë ndodhi me shokun e tij?

Detaje nga vdekja e 17-vjeçarit/ Adoleshenti shkoi në shtëpi i plagosur me thikë në kraharor më pas vëllai e çoi në spital, çfarë ndodhi me shokun e tij?

February 27, 2026
Sot në Hagë nis fjala përmbyllëse e mbrojtjes së Thaçit, mbërrin avokati i ish-presidentit

I akuzuar për pengim drejtësie, prokurori Hafetz: Udhëzimet e Thaçit kishin në shënjestër dëshmitarë specifikë

February 27, 2026
VIDEO / Ermal Meta do të jetë këngëtari që çel Kampionatin Evropian të Futbollit

La Repubblica: Ermal Meta turbullon Sanremon, nga komplimentat e Celentanos tek gafa e Salvinit!

February 27, 2026
“Stolen line”, sekuestrohen 2 automjete të vjedhura jashtë shtetit dhe të trafikuara në Shqipëri! Shpallen në kërkim 2 persona

“Stolen line”, sekuestrohen 2 automjete të vjedhura jashtë shtetit dhe të trafikuara në Shqipëri! Shpallen në kërkim 2 persona

February 27, 2026
“Marrëveshja e Ohrit, arritje historike”, Begaj nga Shkupi: Korridori VIII, bosht strategjik për rajonin

“Marrëveshja e Ohrit, arritje historike”, Begaj nga Shkupi: Korridori VIII, bosht strategjik për rajonin

February 27, 2026
Champios League/ Finale e parakohshme, City-Real, me fat Barcelona dhe Bayern

Champios League/ Finale e parakohshme, City-Real, me fat Barcelona dhe Bayern

February 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In