Lajmi i rremë/ Ja si po përpiqet të manipulojë opozita për marrëveshjen me Pfizer

Konspiracioni dhe lajmet e rreme jane kthyer në një mjet të pazëvendesueshëm nga opozita në Tiranë, për të sulmuar këdo e cfarëdo që mund të shihet si lajm  i mirë. Një gjë të tillë ka bërë edhe me vaksinën, ku duke përdorur disa faqe pranë saj, opozita po përpiqet të hedhë tymnajë duke thënë se vaksina për Shqipërinë nga Pfizer, kalon nga Serbia. Mediat pranë PD, kanë nxjerrë një foto ku në vendet që ka marrëveshje Pfizer për vaksinën është natyrisht edhe Shqipëria, e si kontakt është adresa e mailit të zyrës së Pfizer në Serbi.

Pra, duke gënjyer shqiptarët, mediat pranë PD thonë se vaksina që do të marrë Shqipëria, kalon nga Serbia. Por si është e vërteta e thënë shkurt?E vërteta është se Shqipëria ka një kontratë me Pfizer për 500 mijë doza vaksine. E vërteta tjetër është se vaksina nuk kalon nga Serbia për në Shqipëri. Kompania Pfizer ka zyrat e saj për Ballkanin në Serbi, ndaj edhe te kontakti i Shqipërisë është vendosur maili Me***********@Pf****.com. E për të vërtetuar këtë, mjafton të shohësh që edhe Mali i Zi, Maqedonia e veriut e Kosova, kanë poashtu të njëjtin kontakt.

Mesa duket, opozitës ngaqë nuk i doli falli që Shqipëria nuk do merrte vaksina deri në mars, tani ka filluar me konspiracione e lajme të rreme. (Lexo.com.al)

Next Post

Leave a Reply

Your email address will not be published.

LAJMET E FUNDIT

Welcome Back!

Login to your account below

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com