Komiteti për Liritë Qytetare, Drejtësi dhe Çështje të Brendshme –LIBE ka votuar pro liberalizimit të vizave për Kosovën.
Ky komitet ka votuar me 30 vota pro, 10 kundër dhe dy abstenime.
Tashmë do të mandatohet Parlamenti dhe Këshilli Evropian për të vazhduar me procedurat e tjera.
Nëpërmjet këtij vendimi i hapet rrugë nisjes së negociatave mes PE dhe Këshillit, për të vijuar më tej me procedurat e vendimmarrjes çka do të çonte zyrtarisht në liberalizimin e vizave.
Sakaq para votimit raportuesja Tanja Fajon, deklaroi se Kosova i ka plotësuar të gjitha kriteret e kërkuara./a.m.