• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, March 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Lajmi i mirë, nuk ka asnjë lajm

by
21/06/2015 14:07
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Lorenc Vangjeli

Sot të gjithë sytë, kamerat, vëzhguesit vendas, të huaj, komisionerët partiakë dhe diplomatët e akredituar në Tiranë, e gjithë shoqëria shqiptare, është fiksuar tek pritja e asaj se çfarë mund të ndodhë. Si në të gjitha zgjedhjet e tjera, absolutisht në të gjitha duelet politikë në Shqipëri, vendi duket sikur zgjohet nën shenjën e frikës dhe të ankthit. Rrugët janë pothuaj bosh, televizionet transmetojnë live nga gjithë vendi, paradite votojnë krerët e partive që gjithashtu live japin mesazhin e tyre dhe pastaj vazhdon “rutina”. Si zakonisht, tradicionali Doktor Berisha ka dhe deklaratën më të fortë: zgjedhjet janë të plagosura! Të tjerët bëjnë thirrje për pjesmarrje dhe qetësi në zgjedhje.

Në të gjitha redaksitë e lajmeve në Tiranë pyetet dhe kërkohet të gjendet lajmi:

Ku ka incidente?

Kush shtyu kë?

Cili qëlloi, ku?

U shanë, u vranë, u ndanë, u pajtuan?

Në një ditë si në ditën e votimeve në Shqipëri, edhe sherret në familje për nxehtësinë e supës shndërrohen në sherre me sfond politik. Kjo është një teknologji e njohur që ndodh edhe pa dashur, ndodh edhe për shkak të profesionit, i cili në thelb, lajm quan vetëm lajmin e keq.

Sot shpresohet të jetë ndryshe. Dita e votimit në Shqipëri është ende larg cilësimit ditë feste e demokracisë. Ajo është pothuaj epilogu i një fushate elektorale që është si një makinë “perpetuum mobile” që energjinë e merr nga interesa të forta, nga ndeshje të egra, nga tifozllik i thjeshtë apo dhe nga vetë gara e cila përcakton shumëçka.

Në Shqipëri ende është shumë i fortë ndikimi i politikës në jetën e çdo kujt. Pothuaj gjysma e qytetarëve, varësisht partisë që ata duan, së paku shpresojnë t’u ndryshojë jeta. Edhe pse si rregull kështu ndodh vetëm me një pakicë shumë herë më të vogël.

Ajo çfarë do të bënte fitimtarë të gjithë është tjetër gjë: nëse kësaj rradhe zgjedhjet do të jenë si në Evropë, pak a shumë. Sepse ato do të ishin kështu një hap i mbarë në një proces emancipimi të shoqërisë dhe pjesës më të dukshme të saj, politikës.

Ndaj, sot lajmi më i mirë do të jetë kur të mos ketë asnjë lajm!

Next Post

VIDEO/ Kandidati i PBDNJ, Fredi Beleri nxirret nga qendra e votimit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Turisti i huaj grabitet në Vlorë/ Policia shpall në kërkim autorin, i rrëmbeu me dhunë varësen nga qafa

Turisti i huaj grabitet në Vlorë/ Policia shpall në kërkim autorin, i rrëmbeu me dhunë varësen nga qafa

March 4, 2026
Spanja i thotë “jo” sërish presionit amerikan: Nuk lejojmë avionë në bazat tona!

Spanja i thotë “jo” sërish presionit amerikan: Nuk lejojmë avionë në bazat tona!

March 4, 2026
90% e kantierëve, me shkelje sigurie/ IKMT nis fushatë kontrolli në Tiranë dhe Golem, do shtrihet në gjithë vendin

90% e kantierëve, me shkelje sigurie/ IKMT nis fushatë kontrolli në Tiranë dhe Golem, do shtrihet në gjithë vendin

March 4, 2026
I kërkoi të qetësohej pasi po grindej me të dashurën, shqiptari qëllon me armë pronarin e restorantit në Belgjikë

I kërkoi të qetësohej pasi po grindej me të dashurën, shqiptari qëllon me armë pronarin e restorantit në Belgjikë

March 4, 2026
Ofensivë tokësore në Liban? Macron i kërkon Netanyahut të përmbahet: Duhet të ruajmë integritetin territorial!

Ofensivë tokësore në Liban? Macron i kërkon Netanyahut të përmbahet: Duhet të ruajmë integritetin territorial!

March 4, 2026
Këshilli Mbikëqyrës i BSH mblidhet për herë të parë me zgjedhjen e anëtarëve të rinj, miraton raportin vjetor

Këshilli Mbikëqyrës i BSH mblidhet për herë të parë me zgjedhjen e anëtarëve të rinj, miraton raportin vjetor

March 4, 2026
“Osmani e refuzoi ofertën për presidente”, Presidenca përgënjeshtron deklaratën e Vetëvendosjes

“Osmani e refuzoi ofertën për presidente”, Presidenca përgënjeshtron deklaratën e Vetëvendosjes

March 4, 2026
Ndërpritet energjia elektrike në Irak/ Ambasada amerikane thirrje shtetasve të saj: Largohuni sa më shpejt të jetë e mundur

Ndërpritet energjia elektrike në Irak/ Ambasada amerikane thirrje shtetasve të saj: Largohuni sa më shpejt të jetë e mundur

March 4, 2026
Sulmi me raketë balistike nga Irani, Ministria e Jashtme: Shqipëria në solidaritet të plotë me Turqinë

Sulmi me raketë balistike nga Irani, Ministria e Jashtme: Shqipëria në solidaritet të plotë me Turqinë

March 4, 2026
Holanda me sytë nga modeli italo-shqiptar për azilkërkuesit/ Kryeministri: Ka shtete që pranojnë të kryejnë…

Holanda me sytë nga modeli italo-shqiptar për azilkërkuesit/ Kryeministri: Ka shtete që pranojnë të kryejnë…

March 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In