• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Apeli shpall të pafajshëm Xhelal Mziun, kryebashkiaku: Kisha besim tek drejtësia

by Java News
22/04/2016 13:04
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Xhelal Mziu, kryebashkiaku i Kamzës është shpallur i pafajshëm nga Gjykata e Apelit në Tiranë. Mziu u dënua me burgim për dy vite nga Gjykata e Shkallës së Parë nën akuzën e shpërdorimit të detyrës në prill të vitit të kaluar. Të pafajshëm janë shpallur gjithashtu edhe ish drejtorët e kësaj bashkie Bujar Hoti dhe Akli Loti.

Menjëherë pas vendimit, Mziu tha se këto fjalë për mediat:

“Jam i kënaqur, besoja tek drejtësia. Shpresoj që atë që përjetova unë të mos e përjetojë askush”

Mziu akuzohej për shpërdorim detyre dhe pabarazi në tendera. Prokuroria kërkoi lënien në fuqi të vendimit të Shkallës së Parë, ku Mziu duhej të dënohej me dy vite burgim ndërsa ish vartësit e tij me nga 6 muaj.

Akuza e Prokurorisë

Organi i akuzes gjate leximit te pretences, seancen e shkuar, kerkoi per te pandehurit Bujar Loshi dhe Atli Hoti denimin me nga nje vit burg per secilin, nderkohe qe gjykata i ka denuar me nga 6 muaj heqje lirie.

Sipas Prokurorisë, hetimi për këtë rast ka nisur nga kallëzimi që ka bërë shoqëria private “Gjoka sh.p.k.”, e cila pretendonte se ka fituar tenderin për ndërtimin e rrugës “Valias-Laknas”. Gjatë hetimit, sipas Prokurorisë, u konstatua se përveç shkeljeve në këtë tender, ka shkelje edhe në tendera të tjerë. Konkretisht, në tenderin me objekt ndërtimin e rrugës “7 marsi”, oferta e shoqërisë “Gjoka” është 1.571.152 lekë më e vogël se oferta e shoqërisë “ E…”, e cila është shpallur fituese. Prokuroria thekson se në tenderin me objekt ndërtimin e rrugës “Bashkëjetesa –Kamza 4”, oferta e shoqërisë “Gjoka” ka qenë 1.574.033 lekë më e vogël se oferta e shoqërisë “Liqeni”, e cila është shpallur fituese.

Në vazhdim, akuza thotë se në tenderin me objekt ndërtimin e rrugës “Zadrima 2013”, oferta e shoqërisë “Gjoka” ka qenë 732.532 lekë më e vogël se oferta e shoqërisë “E…”, e cila është shpallur fituese. Prokuroria ka renditur më pas se në tenderin me objekt ndërtimin e rrugës “Mozart –Monarkia 4”, oferta e shoqërisë “Gjoka” ka qenë 1.761.595 lekë më e vogël se oferta e shoqërisë “Kacdedja” sh.p.k, e cila është shpallur fituese. Sipas akuzës, në tenderin  me objekt ndërtimin e rrugës “Silvio Berluskoni”, Frutikulturë 2013, oferta e shoqërisë “Gjoka”  është 2.947.575 lekë, më e vogël se oferta e shoqërisë që është shpallur fituese. Më tej,

Prokuroria thekson se në tenderin  me objekt ndërtimin e rrugës “Albanët”, 2013, oferta e shoqërisë “Gjoka” ka qenë 3.285.473 lekë  më e vogël se oferta e bashkimit të operatorëve ekonomikë “Sireta 2f” sh.p.k. dhe “Agri Konstruksion”, e cila është shpallur fituese; dhe në tenderin me objekt ndërtimin e rrugës “Belsh”, Bathore 2013, oferta e shoqërisë “Gjoka” është 894.086 lekë  më e vogël se oferta e shoqërisë “Liqeni”, e cila është shpallur fituese.

Next Post

Sadedin Sula mohon vrasjen e gruas, gjykata vendos “arrest në burg”

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Basha më kërkoi që të takoja Berishën”, Flamur Noka: E binda që të kandidonte në 2021

March 19, 2026
Taksë e re për naftën/ Do të krijohet rezerva 90 ditore për raste krizash, qytetarët do të paguajnë sërish për karburantet

Ekspertja: Çmimi i naftës së papërpunuar është rritur me 50%. Nuk jemi në situatë të mirë

March 19, 2026

Protesta e PD, Zaloshnja: Opozita ka humbur 400 mijë votues që nga viti 2021

March 19, 2026
Nazarko debat me Nokën: Ata që kanë proceset tuaja janë turpi drejtësisë?

Nazarko debat me Nokën: Ata që kanë proceset tuaja janë turpi drejtësisë?

March 19, 2026
Hoxha telefonatë me Konjufcën: Shqipëria mbetet e palëkundur në mbështetjen e gjithanshme për Kosovën

Hoxha telefonatë me Konjufcën: Shqipëria mbetet e palëkundur në mbështetjen e gjithanshme për Kosovën

March 19, 2026
“Ta tregoj unë në tunel ty”, prapaskenat e sherrit të kapitenit të Shqipërisë me serbin e Interit

“Ta tregoj unë në tunel ty”, prapaskenat e sherrit të kapitenit të Shqipërisë me serbin e Interit

March 19, 2026
E dhunuan në Vlorë, reagon avokati i Ilir Metës: Njëri më ofendoi, tjetri më goditi pas koke me një mjet prerës…

Kujtim Cakrani: Pse rrri Meta në paraburgim? Asnje provë dhe dëshmi nuk e implikon

March 19, 2026
Vendimi/ Qeveria i propozon Kuvendit 2 anëtarët e rinj të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë,  mes tyre ish-ministri

Investimet, qeveria miraton shpronësimet për projekte të reja në Elbasan, Shkodër dhe Maliq

March 19, 2026
“Ndodhën shpërthime të fuqishme”, shqiptari që jeton në Iran: Punova si…

“Ndodhën shpërthime të fuqishme”, shqiptari që jeton në Iran: Punova si…

March 19, 2026
Zogaj habitet nga përjashtimi i Salianjit: Kandidimi i tij i bën mirë PD-së, duket si parti ku…

Zogaj habitet nga përjashtimi i Salianjit: Kandidimi i tij i bën mirë PD-së, duket si parti ku…

March 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In