Pavarësisht se me ritme të vogla, bilanci i të prekurve nga koronavirusi në Shqipëri është në rritje.
Nga të dhënat e përditësuara paraditen e sotme, Ministria e Shëndetësisë konfirmoi 584 raste të prekurush me COVID 19 në vend dhe 22 raste të reja. Po ashtu raportohet për 327 të shëruarve.
Deri më tani betejën me këtë virus e kanë humbur 26 pacientë, ndërsa qytetet me më shumë raste janë Tirana dhe Shkodra.