• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, January 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Miratohet Plani Urbanistik i Tiranës: PS- LSI pro, PD voton kundër

by Java News
29/12/2016 18:04
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Plani urbanistik i Tiranës është miratur në mbledhjen e sotme të Bashkisë. Ky plan ka marrë miratimin nga përfaqësuesit e LSI dhe të PS, ndërkohë që PD ka votuar kundër. Kryebashkiaku Veliaj u shpreh se ky dokument projekton Tiranën si një hapësirë europiane.

“Deri më sot Planet Urbanistike janë parë, me të drejtë, si plane zhvillimi, që përcaktojnë njolla e intensitete ndërtimi. Por kjo nuk ka lidhje me dokumentin që kemi sjellë sot përpara Këshillit. Sigurisht, që edhe ky Plan adreson çështjen e ndërtimit, por kjo është veç njëra nga tematikat e trajtuara aty dhe jo më e rëndësishmja. Sepse mbi të gjitha ky dokument është një inventar i të gjithë problemeve, potencialeve, aseteve të Tiranës dhe i rrugëve sesi këto mund të adresohen apo shfrytëzohen në të mirë të qytetit”, tha ai.

Kryebashkiaku deklaroi se procesi i hartimit të këtij plani ka vendosur pa asnjë dyshim një standard të ri transparence dhe përfshirje të komunitetit.

“Plani synon t’i japë Tiranës një identitet të ri urbanistik. Nuk është një plan i ngrirë, mekanik, i bukur në letër por i pazbatueshëm në praktikë, por një dokument që e trajton hapësirën e Tiranës së madhe si një organizëm, fleksibël dhe pragmatik sepse fokusohet tek zgjidhjet praktike në të mirë të qytetarëve dhe jo tek vizatimet e bukura në hartë tha Veliaj duke theksuar se plani i ri ka 5 shtylla kryesore:

Së pari, plani e trajton densitetin e qytetit në funksion të rritjes së efikasitetit të infrastrukturës, diversitetit të shërbimeve dhe ndryshimit të qasjes ndaj lëvizshmërisë;

Së dyti, ndryshimi i qasjes ndaj mobilitetit dhe lëvizshmërisë së njerëzve dhe mallrave në qytet

Së treti, rizhvillimi dhe rigjenerimi i qytetit;

Së katërti, ruajtja e territorit bujqësor dhe natyror dhe Pylli Orbital si një kufi i ndërtimit pa kriter;

Së pesti, zhvillimi ekonomik, turistik dhe bujqësor i periferisë;

Ndërsa anëtari i Këshillit Bashkiak, Endrit Brahmllari i bëri thirrje Shoqërisë Civile të marrin pjesë në seancën e hapur për planin urbanistik.

”Të ftohen grupet e interesit të shprehin mendimet dhe opinionet. Transparenca është shumë e rëndësishme, çdo qytetar duhet të jetë i qartë për vendimet që marrim. Do rrimë 30 orë këtu me qëllim që të gjithë të sqarohen dhe të jemi të qartë në vendimarrje. Ftoj Shoqërinë Civile të marri pjesë në dëgjesën publike”, u shpreh Brahmllari.

Kryebashkiaku Veliaj dha aprovimin e tij për këtë kërkesë të Brahimllarit, çfarë solli më pas dhe votimin e rendit të ditës dhe pse me votat kundër të opozitës.

Veliaj tha gjithashtu se Bashkia e Tiranës do të nisë pyllëzimin e Parkut të Liqenit të Farkës, për ta shndërruar atë në mushkërinë e dytë të kryeqytetit, duke e bërë më të aksesueshëm për qytetarët dhe një mjedis çlodhës e argëtues për fëmijët. “Parku i Farkës do të jetë parku i dytë i Tiranës, i ngjashëm me atë të Liqenit, meqenëse ky i fundit nuk mjafton për një qytet me një milion banorë”.

Kjo mbledhje filloi me një minutë heshtje për aktorin e njohur Bujar Lako që u nda nga jeta disa ditë më parë si pasojë e një infarkti në zemër.

Prezantimi i kryebashkiakut Veliaj, 13 Projektet strategjike:

Gjatë prezantimit të Planit të Përgjithshëm Vendor, Kryebashkiaku Veliaj u shpreh se parashikohet një Tiranë policentrike e cila synon të zgjidhë pikërisht problematikat e hasura në gjithë këto vite.

“Duke investuar në ndërtimin e poleve të tjera urbane – qyteteve brenda qytetit – jo vetëm që stimulohet një zhvillim më i njëtrajtshëm ekonomik e social i të gjithë hapësirës urbane të Tiranës, por përfiton edhe vetë qendra ekzistuese e qytetit për të cilën këto pole alternative do të shërbejnë si valvula përmes të cilave mund të shkarkohet presioni tanimë i papërballueshëm që ushtrohet në situatën aktuale”, tha ai. Kreu i Bashkisë tha se përveç qendrës ekzistuese, strategjia dhe vizioni ynë për Tiranën e vitit 2030 parashikon edhe 6 qendra të tjera urbane të cilat do të funksionojnë si pole alternative e autonome shërbimesh e ekonomike.

 Plani parashikon ndërtimin e 17 shkollave të reja publike në Tiranë të cilat do të kenë një shpërndarje proporcionale në qytet mes qendrës dhe periferisë, por që në shumicën e rasteve do t’u mbivendosen poliqendrave të Tiranës. Këto shkolla do të jenë modele në aspektin arkitekturor, por do të kenë një funksion të dyfishtë pasi do të jenë edhe në shërbim të komunitetit apo edhe të Bashkisë, pasi këto mund të jenë shumë mirë vendet ku zhvillohen për shembull mbledhjet e adminitratorëve me komunitetin e kështu me radhë.

Kreu i Bashkisë garantoi se Plani i Përgjithshëm bazohet në idenë e ruajtjes së godinave historike pasi kjo është e domosdoshme për të kuptuar historinë e Shqipërisë dhe Tiranës. Veliaj theksoi se një nga projektet që parashikon ky Plan është edhe ai i Pyllit Orbital, i cili parashikon realizimin e një brezi prej 2 milionë pemësh rreth qytetit dhe do të ketë një funksion të dyfishtë.

 “Edhe si park përreth Tiranës, por edhe si një kufi që do të ketë mundësi të bllokojë konsumin e tokës dhe të krijojë një unazë me pemë frutore, parqe me pemë dhe pyje për natyralizimin”, tha Veliaj. Rritja e popullsisë, urbanizimi dhe nevoja për investime të reja për transportin kanë prekur gjatë viteve pothuajse të gjithë territorin e qytetit të Tiranës dhe të komunave përreth. Për këtë qëllim, parashikohet dhe projekti për krijimin e Oazëve natyrorë.

  “Plani i Përgjithshëm Vendor propozon realizimin e një zone rreth liqenit të Farkës, një oaz natyral ku kafshët e egra të mund të rifitojnë hapësirat dhe të qarkullojnë në mënyrë të lirshme në bashkëjetesë me njerëzit. Nxitja për realizimin e aktiviteteve rekreative të qëndrueshme, rinatyralizimi nëpërmjet përdorimit të specieve lokale do të transformojë liqenin e Farkës në një alternativë të vlefshme ndaj parkut të Liqenit për banorët e Tiranës”, theksoi Veliaj.

Një nga projektet më të rëndësishme do të jetë dhe krijimi i Unazës së 2-të dhe të 4-rt. Plani i Përgjithshëm propozon realizimin e dy unazave tërësisht të dedikuara për transportin publik dhe atë alternativ, të këmbësorëve dhe biçikletave që mund të funksionojnë njëkohësisht si 2 parqe lineare të Tiranës.  Së bashku më pyllin orbital dhe korridoret ekologjike Unazat 2 dhe 4 do të përbëjnë infrastrukturën e gjelbër bazë të qytetit ndërkohë që gradualisht do të përkufizojnë edhe zonat e kufizimit të trafikut jo rezident për qendrën e Tiranës.

Një vëmendje e veçantë i është kushtuar edhe projektit të Parkut botëror, që do të jetë një park linerat që do të jetë shtylla kurrizore e Tiranës dhe do të lidhë e integrojë parqet duke filluar nga Lumi i Tiranës, përmes Bulevardit të ri, Bulevardit Dëshmorët e Kombit dhe deri tek Parku i Liqenit.

 “Plani propozon ribashkimin në një masterplan të vetëm të gjithë zonave dhe të projekteve aktuale gjatë bulevardit “Dëshmorët e Kombit”, nga parku i liqenit deri në parkun lumor të Tiranës”, sqaroi Veliaj.

Gjithashtu, projekti i “Unazave të gjelbera dhe blu”, është një projekt që synon të transformojë rrjedhat kryesore të sistemeve lumore të Tiranës nga zona me ndotje të lartë dhe të degraduara, në korridore të gjelbëra. “Duke sistemuar këto rrjedha do të parandalohet përmbytjet e tyre në të ardhmen. Së dyti, do të shërbejnë si korridore natyrore ku do të zhvillohet në njëren anë agroturizmi, e në anën tjetër energjia e rinovueshme përmes impianteve eolike”, tha ai.

 Vëmendje i kushtohet edhe rritjes së cilësisë së transportit, ku parashikohet edhe një projekt pilot me dy linja të tranzitit të shpejtë më autobuz, çka do të thotë dy linja me korsi të dedikuara dhe frekuencë të shpeshtë autobuzësh në dy arteriet më të ngarkuara të Tiranës , që janë ajo Kinostudio – Kombinat dhe Unaza e tretë. Krahas sa, parashikohet dhe ndërtimi i rrjetit të korsive të biçikletave.

Në kuadër të Planit të Përgjithshëm Vendor, është hartuar një rregullore e qartë dhe e mirëpërcaktuar për të garantuar aksesin e PAK në çdo institucion, por edhe në infrastrukturën e qytetit. Por në vëmendje do të jenë dhe sistemi i ri bujqësor dhe rrjeti i ri i tregjeve për fermerët.

 “Sfida jonë për të ardhmen është lidhja e këtyre zonave të prodhimit bujqësor me infrastrukturën dhe logjistikën efikase për magazinimin dhe transportin në tregje të produktit. Ideja është për të reduktuar në mënyrë drastike distancën midis zonave të prodhimit dhe të shitjes përmes investimit ne një rrjet tregjesh bujqësore për të gjitha këto zona me aktivitet të lartë bujqësor”, tha Veliaj. Gjatë fjalës së tij, Veliaj theksoi se Plani parashikon edhe një investim në energjinë e rinovueshme në të ardhmen, jo vetëm si një mënyrë për të ulur ndotjen dhe garantuar një furnizim më të qëndrueshëm me energji, por edhe si një mënyrë për të promovuar një ekonomi tjetër veç asaj rurale në disa zona të Tiranës.

 Për hartimin e këtij Plani të Përgjithshëm Vendor janë zhvilluar mbi 100 dëgjesa me grupe interesi si Shoqata e Arkitektëve apo Shoqatat e Ndërtuesve ejt, ndërsa ka pasur edhe publikime të rregullta si në faqen e Bashkisë Tiranë, ashtu edhe në Regjistrin e Integruar të Territorit që menaxhohet nga AKPT.

13 Projektet strategjike

1.       Projekti i Pyllit Orbital

2.       Projekti i Oazëve natyrorë

3.       Unaza e 2 dhe e 4

4.       Projekti i Parkut botëror

5.       Unazat e gjelbera dhe blu

6.       Epiqendrat e Tiranës policentrike

7.       Shkollat e hapura

8.       Ruajtja e pasurise arkitektonike te shekullit xx

9.       Sistem i ri bujqësor dhe rrjet i ri i tregjeve për fermerët

10.   Transporti me cilësi të lartë

11.   Rrjeti I korsive dhe mobiliteti

12.   Tirana për të gjithë – qytet I aksesueshëm

13.   Plani parashikon edhe një investim në energjinë e rinovueshme në të ardhmen

ma.me

Next Post
Si do jenë temperaturat natën e ndërrimit të viteve

Si do jenë temperaturat natën e ndërrimit të viteve

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Holanda tërhiqet nga operacionet antidrogë të udhëhequra nga SHBA-ja në Karaibe

Holanda tërhiqet nga operacionet antidrogë të udhëhequra nga SHBA-ja në Karaibe

January 6, 2026
Tabaku për median gjermane: Integrimi kalon më parë nga proceset demokratike…

Salianji nuk është më anëtar i Kryesisë? Tabaku: Nuk di të ketë një vendim të tillë! Vlerësoj mendimin ndryshe!

January 6, 2026
Koçiu nga Shkodra: Situata nga reshjet nën kontroll, strukturat në gatishmëri në të gjithë vendin

Koçiu nga Shkodra: Situata nga reshjet nën kontroll, strukturat në gatishmëri në të gjithë vendin

January 6, 2026
“Do t’ju hapim barkun me plumba”/ Dy persona kërcënojnë forcat “Shqiponja” në mes të Shkodrës

Zbulohet arsenal armësh dhe drogë në Roskovec, arrestohen dy persona

January 6, 2026
Vendosi bast se Maduro nuk do ishte më president, fiton 436 mijë dollarë

Vendosi bast se Maduro nuk do ishte më president, fiton 436 mijë dollarë

January 6, 2026
Çifti me një fëmijë të mitur kërkon të ndahet, Gjykata nuk i lejon, ja cila është arsyeja

I drogoi dhe filmoi abuzimin seksual ndaj dhjetëra grave, hipnoterapisti del para gjykatës

January 6, 2026
Kurbini, bashkia më e prekur nga moti i keq. Vengu: Pritet një front i dytë meteorologjik në vijim

“Ushtria po monitoron lumenjtë”, ministri Vengu: Rrezikojnë daljen nga shtrati, Erzeni në pikën kritike

January 6, 2026
Panik në Ramallah, forcat izraelite bastisin universitetin! Plagosen 11 palestinezë

Panik në Ramallah, forcat izraelite bastisin universitetin! Plagosen 11 palestinezë

January 6, 2026
Operacioni ndaj Maduros / Zekthi: Nuk u realizua për të vendosur demokracinë në Venezuelë

Operacioni ndaj Maduros / Zekthi: Nuk u realizua për të vendosur demokracinë në Venezuelë

January 6, 2026
Banesa shkrumbohet nga flakët në Klos, kryefamiljari me lot në sy: Jemi 11 anëtarë në qiell të hapur

Banesa shkrumbohet nga flakët në Klos, kryefamiljari me lot në sy: Jemi 11 anëtarë në qiell të hapur

January 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In