Plot 126 shqiptarë janë kapur sot në Spanjë ndërsa ishin pajisur me pasaporta false. Ata janë ndaluar nga Policia Kufitare e Barcelonës sipas së cilës shqiptarët kishin hyrë në shengen me pasaportat e tyre dhe më pas janë pajisur me ato të shtetit italian dhe grek.
Informacionet e para flasin për një tentativë të shqiptarëve për të kaluar kufirin drejt Britanisë së Madhe përmes aeroportit El Prat. Policia thotë se gjithashtu janë sekuestruar 172 dokumente të falsifikuara, ndërsa hetimet e para flasin për një rrjet trafikimi të sofistikuar.
Mësohet se Barcelona do të përdorej si pikë tranziti drejt Britanisë, ndërsa shtetasve shqiptarë u janë dërguar pasaportat e falsifikuara nga Irlanda.
Lajmi konfirmohet nga Express.co.uk sipas së cilit mjetet e identifikimit u janë dërguar përmes konpanive të transportit ose janë marrë në Milano.