Një 24-vjeçar është gjetur i vrarë mbrëmjen e djeshme në rrethin e Vlorës. Mesohet se kufoma u zbulua në Mesaplik, ndërsa identiteti i tij nuk është bërë i ditur ende.
Policia thotë se dyshohet se viktima nuk është banor i zonës. Nga këqyrja e trupit të të riut mësohet se ai është qëlluar me plumb në kokë.