Një i ri rreth moshës 25 vjeçare është rrëzuar në një zonë malore në Bovillë dhe për pasojë të dëmtimeve ndodhet në gjëndje të rendë shëndetësore.
Kanë qenë banorët e zonës të cilët kanë lajmëruar policinë. Në vendngjarje ka mbërritur policia dhe ambulanca.
Ende nuk dihet identiteti i të riut.
Njoftimi i policisë
Më datë 14.08.2016, në rrugën e “Zall Herrit”, në Bovillë, dyshohet se ka rënë aksidentalisht nga lartësia e një mali, një person i paidentifikuar, rreth 27 vjeç.
Forca të shumta të policisë ,forca zjarrfikëse dhe ekipi mjekësor, kanë shkuar në vendngjarje për ti dhënë ndihmën e parë.
Gjithashtu në vendin e ngjarjes ka shkuar dhe helikopteri i Ministrisë Shëndetësisë .
Theksojme se terreni në vendin e ngjarjes eshte i vështirë dhe i thyer.









