Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm te mbikalimi i Kamzës ndërsa raportohet për dy persona të plagosur.
Mësohet se një automjet është përmbysur pas përplasjes me një tjetër. Burime nga vendngjarja bëjnë të ditur se dy të plagosurit janë transportuar me urgjencë në spital, ndërkohë që si pasojë e aksidentit është bllokuar edhe qarkullimi rrugor.
Policia nuk ka bërë të ditur ende emrat e të palgosurve dhe shkaqet e aksidentit. /B.D