Real Madridi ka humbur marrëveshjen për të drejtat e emrit të stadiumit në vlerë 400 milionë euro sipas gazetës spanjolle “El Economista”.
Kjo nënkupton se skuadra madrilene duhet të shesë lojtarët për të financuar projektet për formimin e një skuadre tjetër “galaktikësh”, shkruan Koha Ditore.
Javën e kaluar skuadrës spanjolle iu aprovua licenca për të rindërtuar stadiumin “Santiago Bernabeu”, përfshirë vënien e çatisë lëvizëse.
Por, plani për të financuar rinovimin e stadiumit me kontratën më të madhe të të drejtave të emrit në histori të futbollit, me gjigantin spanjoll të naftës Cepsa, ka dështuar… (b.an)