Plot 137 persona të infektuar me Covid-19 janë shëruar në 24 orët e fundit në vend.
Lajmin e bën publik ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu.
“Gjatë 24 orëve të fundit, 137 qytetarë e kanë fituar betejën me virusin e rrezikshëm” – shkruan ajo.
Kështu, numri i të shëruarve në total shkon në 7,534.