Geert Wilders dhe partia e tij anti-islam dhe anti-imigrim kanë pësuar humbje në zgjedhjet e përgjithshme në Holandë, përkundër pritjeve që do të dilnin fitues.
Zgjedhjet atje, sipas rezultateve të para, i ka fituar kryeministri aktual, Mark Rutte, që ka fituar 31 nga 150 vendet në Parlament.PVV e Wildersit i ka fituar 19 vende në Parlament.
Ky ishte një test i rëndësishëm për të ardhmen e Bashkimit Evropian, që Holanda e kaloi me sukses, duke mos lejuar ardhjen në pushtet të euro-skeptikëve. (b.an)