Është ndarë nga jeta në moshën 63-vjeçare ish-futbollisti i Skënderbeut dhe ekipit kombëtar “Shpresa”, Milutin Kërçiç, i cili vuante prej disa kohësh nga një sëmundje e rëndë.
Milutin Kërçiç ishte padyshim një nga futbollistët më të mirë në gjithë historinë e Skënderbeut. Prej gati 30 vitesh jetonte në Guci të Malit të Zi, prej dhe nga kishte origjinën e babait.
Nga viti 2010, ai u rikthye dhe një herë te “Skënderbeu”, pasi ish-presidenti i futbollit korçar, Agim Zeqo, e përfshiu për gati 3 sezone në stafin e ekipit. Por, tashmë Kërçiç rikthehet dhe një herë në vendin e origjinës, aty ku dhe do te prehet në përjetësi./a.p