• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, January 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Lajm i mirë për Shqipërinë: BE bën kthesë të fortë sa i përket zgjerimit, rriten shanset për anëtarësim

by Java News
05/07/2022 17:45
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Media e Malit të Zi “Vijesti.me” ka dhënë një lajm të mirë sa i përket avancimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor drejt integrimit në Bashkimin Europian.

Sipas “Vijesti.me”, brenda Bashkimit Europian ka patur një kthesë të fortë sa i përket zgjerimit, ku Mali i Zi, Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe Serbia do të ndjekin një tjetër rrugë për anëtarësimin në familjen Eruopiane, nga ajo që do të ndjekë Ukraina, Moldavia, Gjeorgjia, por edhe Bosnjë-Hercegovina dhe Kosova.

Konkretisht, Podgorica, Beogradi, Shkupi dhe Tirana kanë perspektivën për t’u bërë anëtarë të plotë të BE-së, ndërsa Kievi, Kishinau, Tbilisi, Sarajeva dhe Prishtina mund të jenë pjesë e komunitetit politik evropian, por do të klalojnë në një nivel të dytë të BE-së.

Në shkrim theksohet se pas këtij skenari qëndron Presidenti francez Emmanuel Macron, i cili ka mbështetjen e të gjithë anëtarëve kryesorë në BE. Në këtë kontekst, Parisi, Berlini dhe Brukseli punuan me gjithë zemër për të dhënë dritën jeshile për fillimin e negociatave me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë dhe dhënien e statusit të kandidatit për BiH, së bashku me Ukrainën dhe Moldavinë.

Në këtë mënyrë, ata donin të bënin të qartë se cilat vende janë në procesin e anëtarësimit të plotë – dy që tashmë po negociojnë, Mali i Zi dhe Serbia, plus Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut, të cilat supozohej të fillonin procesin e negociatave – dhe ato që janë kandidatë për një vend në komunitetin e ardhshëm politik evropian.

Gjeneratori i trendit të ri është Macron, pasi ai ka ndryshuar qëndrim dhe tani beson se katër vendet e Ballkanit Perëndimor duhet të stimulohen për të përshpejtuar integrimin në mënyrë që të anëtarësohen brenda kushteve të pranueshme. Megjithatë, kjo nuk do të thotë se Podgorica, Beogradi, Shkupi dhe Tirana do të shihen me përçmim, përkundrazi ai proces do të jetë shumë meritokratik, i kushtëzuar, i bazuar në merita dhe i kthyeshëm. Prandaj, shtetet do të mund të regresojnë në integrimin evropian dhe jo vetëm në progres.

I vetmi vend që mund të kërcejë nga një tren në tjetrin, pra nga perspektiva e hyrjes në komunitetin politik evropian në shanset për t’u bërë anëtare e plotë e BE-së, është Bosnja dhe Hercegovina. Problemi është se jo të gjithë anëtarët e BE-së mendojnë kështu, ka disa, mes tyre me shumë ndikim, të cilët janë të bindur se Sarajeva nuk ka kapacitet për t’u bërë anëtare e plotë e BE-së. Nga ana tjetër, Polonia beson se Serbia nuk e meriton të jetë në grupin e vendeve me perspektivë për anëtarësim të plotë.

Burimet mediatike në Malin e Zi dhe institucionet evropiane nënvizojnë se “Ballkani i Hapur” është një histori dhe ide amerikane, por që nuk është kjo e metë, pasi BE dhe SHBA janë partnerë. BE-ja ka një pozicion parimor për të qëndruar pas çdo nisme që është gjithëpërfshirëse dhe e bazuar në vlerat evropiane të Serbisë, Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë.

“Nëse Ballkani i Hapur përfshin Malin e Zi, Kosovën dhe BiH, do të ketë mbështetjen absolute të BE-së. Ne nuk kemi asnjë problem me Ballkanin e Hapur si ide, shqetësimi ynë është që ai të mos jetë i pjesshëm dhe që në pak vite të mos kontribuojë në ndarje dhe rivalitete të reja në rajon, që do të çonin në destabilizimin. BE po frenohet sepse dëshiron të shohë nëse tre vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor do të hyjnë gjithashtu në Ballkanin e Hapur. Qëllimi ynë është të parandalojmë çdo burim jostabiliteti.

Një Ballkan i hapur duhet të jetë gjithëpërfshirës në mënyrë që të funksionojë dhe të ketë kuptim dhe t’i shërbejë një qëllimi. Procesi i Berlinit dhe Ballkani i Hapur janë plotësues, nuk e përjashtojnë njëri-tjetrin dhe mund të sjellin përfitime për të gjithë me kusht që të respektohen parimet dhe vlerat evropiane, duke filluar nga gjithëpërfshirja”, theksoi burimi i “Vijesti” në Bruksel./m.j

Next Post
“Partitë kundër NATO-s dhe BE-së!”/ Bisedimet për anëtarësim, Kovaçevski: Të protestohet në mënyrë të maskuar!

“Partitë kundër NATO-s dhe BE-së!”/ Bisedimet për anëtarësim, Kovaçevski: Të protestohet në mënyrë të maskuar!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Fatbardh Kadilli: Pas 13 humbjeve radhazi, PD nuk arrin të mobilizojë as anëtarët e partisë në protesta

Fatbardh Kadilli: Pas 13 humbjeve radhazi, PD nuk arrin të mobilizojë as anëtarët e partisë në protesta

January 28, 2026
“Republika e Bananeve”/ Nga letërsia te grushtet e shtetit, historia e errët e një termi që refuzon të vdesë

“Republika e Bananeve”/ Nga letërsia te grushtet e shtetit, historia e errët e një termi që refuzon të vdesë

January 28, 2026
Rekord negativ në Europë/ Eurostat: Të rinjtë shqiptarë vështirësi për të përballuar jetesën

“Vajzat me rezultate më të larta se djemtë”, raporti i QSHA: 8.6% e studentëve ekselentë

January 28, 2026
“Sulmet i vijnë nga antishqiptarët në Greqi“, avokati: Irena Gjoka nuk ka qenë e dënuar, duan të bëhet “kokë turku”

“Sulmet i vijnë nga antishqiptarët në Greqi“, avokati: Irena Gjoka nuk ka qenë e dënuar, duan të bëhet “kokë turku”

January 28, 2026
Dorëheqja e Mark Markut/ Basha emëron Agron Gjekmarkajn drejtues politik në Lezhë

Kadare meriton një vend dinjitoz në hapësirën publike ashtu si në histori

January 28, 2026
A do t’i rrëzojë Kushtetuesja zgjedhjet në Tiranë? Begaj: Do ta mbroj vendimin tim, konflikt për…

“Shqipëria, partnere e besueshme”, Begaj pret ambasadorët e huaj, mesazh të veçantë edhe për Diasporën

January 28, 2026
Hekurudha Tiranë-Durrës-Rinas nis operimin me tren elektrik në 2027-ën

Hekurudha Tiranë-Durrës, qeveria rrit faturën e shpronësimeve me 97 milionë lekë, shtohen pronarët në listë

January 28, 2026
Dita e sotme me kushte të qëndrueshme, temperaturat me rritje të lehtë

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak: Java e ardhshme me mot të qëndrueshëm

January 28, 2026

“Burg kush prek gazetarët”, avokati: Mbrojtja ligjore forcon pushtetin e medias!

January 28, 2026
Nikollë Lesi: Opozita gaboi, ja si duhet të kishte vepruar

Pse opozita nuk e ngre një “qeveri teknike” në hije?

January 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In