• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, January 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Lajm i mirë për emigrantët, Greqia lehtëson procedurat për marrjen e shtetësisë

by Java News
20/10/2017 08:54
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Greqia ka bërë ndryshime të procedurave për marrjen e shtetësisë greke. Emigrantët shqiptarë në Greqi mund të marrin letërnjoftimin dhe pasaportën, pa qenë e nevojshme të bëjn procedurat e mëparshme.

Duke filluar nga dita e djeshme, nuk do jetë e nevojshme të paraqiten në zyrat e shërbimit të shtetasve të huaj dhe emigracionit, për të bërë kërkesën e heqjen së lejes së qëndrimit dhe marrjen e vërtetimit përkatës.

Ky veprim ishte i domosdoshëm, me qëllim që kushdo që merrte nënshtetësinë me natyralizim, të aplikonte për pajisjen me letërnjoftimin grek dhe pasaportë greke. Domethënë, procedura e përcaktuar me ligj ishte: Publikimi i vendimit për dhënien e nënshtetësisë në Gazetën Zyrtare, Heqja e lejes së qëndrimit, Paraqitje në bashki për t’u regjistruar në regjistrin e banorëve, Aplikim për letërnjoftim grek, Aplikim për pasaportë.

Megjithëse heqja e lejes së qëndrimit mund të duket një veprim i thjeshtë, në fakt njerëzve u kushtonte shumë, sidomos të rinjve të brezit të dytë që mund të kishin shans për të shfrytëzuar programe studimi jashtë shtetit, dhe nuk pajiseshin në kohën e duhur me këtë dokumenta greke.

Sepse nuk mund të paraqiteshin direkt në zyrat e shtetasve të huaj dhe emigracionit, por duhej që më parë të mbyllnin takim, dhe ky takim mund të realizohej pas muajsh të tërë. Njëlloj edhe mbajtësit e “kartës së homogjenit”, që duhej të paraqiteshin në polici për të anuluar edhe ata kartën e tyre.

Merr fund zvarritja e panevojshme, në kohën që gjithçka mund të zgjidhet në kuadër të kompjuterizimit të shërbimeve administrative greke. I pari që e kishte përcjellë këtë shqetësim në udhëheqjen e ministrisë së brendshme dhe atë të emigracionit, ishte Fatos Malaj, ndërmjetës ndërkulturor në qendrën e shërbimit të emigrantëve në Athinë, por edhe drejtues i organizatës së emigrantëve “Arogji – Përkrahja”.

Me argumente të forta, i mbështetur edhe nga drejtori i kësaj qendre, Ilias Hronopulos, Malaj më në fund arriti t’i bindte “shefat” e administratës greke për ndryshimin që duhej bërë.

Ky ndryshim përshkruhet në shkresën që Ministria e Rendit e Greqisë i ka dërguar shërbimit të letërnjoftimeve dhe pasaportave dhe zyrave përkatëse në të gjithë vendin. Edhe pse dy vendime ministrore (2012 dhe 2014), parashikonin që kërkesa për nxjerrje letërnjoftimi duhej shoqëruar nga dorëzimi i lejes së qëndrimit apo i “kartës së homogjenit”, shkresa e tanishme përcakton që “për nxjerrjen e letërnjoftimit nuk parashikohet paraqitja e vërtetimit për dorëzimin apo anullimin e lejes së qëndrimit apo Kartës së Posaçme të Homogjenit”.

Për të shmagur çdo mundësi keqinterpretimi, drejtuesit e Ministrisë së Rendit përsëritin në porosinë ndaj vartësve të tyre që “detyrimi për dorëzimin e kartës së lejes së qëndrimit nuk krijon pengesë për nxjerrjen e letërnjoftimit që i jepet menjëherëaplikuesit”.

a.ç

Next Post
‘Dili për Zot Sajes se e hodhe vetë në gropë’, qytetarët i sulen Ramës

'Dili për Zot Sajes se e hodhe vetë në gropë', qytetarët i sulen Ramës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

E vërteta e shifrave ‘të pandryshuara’ të 11 majit

SONDAZHI: PS ruan avantazhin, PD në garë për vendin e dytë! Partitë e reja bien nën 5%

January 12, 2026
Pse rrodhi ujë nga Tuneli i Llogarasë? Eksperti shpjegon fenomenin që u bë viral

Pse rrodhi ujë nga Tuneli i Llogarasë? Eksperti shpjegon fenomenin që u bë viral

January 12, 2026
Zgjedhjet e 9 nëntorit, sot përfundon afati për regjistrimin e kandidatëve

Sondazhi: Pse shqiptarët nuk votojnë partitë e reja ekzistuese? Ja arsyet

January 12, 2026
SONDAZHI: Për kë do të votonin shqiptarët, nëse zgjedhjet do të mbaheshin së shpejti?

SONDAZHI: Për kë do të votonin shqiptarët, nëse zgjedhjet do të mbaheshin së shpejti?

January 12, 2026
SHBA-Iran: 70 vite armiqësi, nga grushti i shtetit tek kërcënimi për luftë. Pse nuk arrit kurrë paqja?

SHBA-Iran: 70 vite armiqësi, nga grushti i shtetit tek kërcënimi për luftë. Pse nuk arrit kurrë paqja?

January 12, 2026
“Ahmetaj do ishte mbi tarracën e burgut të Durrësit, do zgjidhte supën që do hante”

“Ahmetaj do ishte mbi tarracën e burgut të Durrësit, do zgjidhte supën që do hante”

January 12, 2026
Shtëpia e Bardhë: Trump nuk ka frikë të përdorë forcën, por synon diplomacinë me Iranin

Shtëpia e Bardhë: Trump nuk ka frikë të përdorë forcën, por synon diplomacinë me Iranin

January 12, 2026
“Kemi nevojë për opozitë normale”, debati në Real Story: PD gjithmonë do që të jetë “Nr.2″…

“Kemi nevojë për opozitë normale”, debati në Real Story: PD gjithmonë do që të jetë “Nr.2″…

January 12, 2026
Salianji: PD i sulet çdo njeriu që mendon ndryshe, qarkullon të njëjtën elitë

Salianji: PD i sulet çdo njeriu që mendon ndryshe, qarkullon të njëjtën elitë

January 12, 2026
Tregjet tronditen nga përplasja Trump–Powell, dollari në rënie

Tregjet tronditen nga përplasja Trump–Powell, dollari në rënie

January 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In