Një tjetër rrugë në njësinë Nr. 4 në kryeqytet është rehabilituar tërësisht. Për të mos penguar qarkullimin automjeteve nëpër qytet, ekipi i Bashkisë së Tiranës punoi kryesisht natën për të finalizuar në kohë rikonstruksionin e rrugës “Selaudin Zorba”.
Krahas investimeve madhore, Bashkia e Tiranës ka vijuar këtë kohë edhe me investimet kapilare në lagje,duke filluar me rinovimin e rrjetit të ujësjellësit dhe me shtresat asfaltike duke i dhënë një tjetër pamje lagjeve në kryeqytet.