Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu, nëpërmjet një postimi në faqen e saj në Facebook, ka ndarë lajmin e mirë se është shëruar edhe 2 infermierë në Tiranë të prekur nga COVID-19, pas testit konfirmues.
Në total deri tani janë shëruar 30 personel shëndetësor.
Postimi i Ministres Manastirliu:
Çdo mjek, infermier dhe punonjës i sistemit shëndetësor që e fiton betejën e tij me 🤜#COVID19🤛 është një lajm i mirë për të gjithë!
Edhe 2️⃣ infermierë në Tiranë janë shëruar pas testit konfirmues në laboratorin e virologjisë në ISHP🙏🏼
Shkon në 3️⃣0️⃣ numri i personelit mjekësor të #shëruar nga COVID-19 ✅
Deri tani janë 1️⃣8️⃣2️⃣pacientë dhe staf mjekësor që e kanë fituar betejën me 🤜#COVID-19🤛