Lajm i mirë në luftën kundër Covid-19/ OBSH e miraton vaksinën e Pfizer, përshpejtohet shpërndarja

Pfizer

Organizata Botërore e Shëndetësisë të enjten i dha vlefshmëri emergjente vaksinës së Pfizer-BioNTech, duke hapur rrugën që vendet në mbarë botën të aprovojnë shpejt importin dhe shpërndarjen e saj.

Vendimi “e bën vaksinën e Pfizer/BioNTech të parën që merr vërtetim emergjent nga OBSH që kur shpërthimi (koronavirus i ri) filloi një vit më parë”, tha OBSH në një deklaratë.

Britania nisi vaksinën armerikano-gjermane në 8 dhjetor, me Shtetet e Bashkuara, Kanadanë dhe vendet e BE-së që ndjekin shembullin.

“Ky është një hap shumë pozitiv drejt sigurimit të aksesit global në vaksinat COVID-19”, tha Mariangela Simao, një zyrtare e lartë e OBSH-së e ngarkuar me sigurimin e aksesit në ilaçe.
“Por unë dua të theksoj nevojën për një përpjekje edhe më të madhe globale për të arritur furnizim të mjaftueshëm me vaksina për të përmbushur nevojat e popullatave prioritare kudo”, tha ajo në një deklaratë.

OBSH tha që lista e saj e përdorimit emergjent hap rrugën për rregullatorët në vende të ndryshme për të aprovuar importin dhe shpërndarjen e vaksinës.
Tha që gjithashtu që i mundëson UNICEF, i cili luan një rol kryesor logjistik në shpërndarjen e vaksinave anti-Covid dhe Organizatës Pan-Amerikane të Shëndetësisë për të siguruar vaksinën për vendet që kanë nevojë për të.

OBSH mblodhi ekspertët e vet dhe ata nga e gjithë bota për të rishikuar të dhënat mbi “sigurinë, efikasitetin dhe cilësinë” e vaksinës Pfizer / BioNTech, duke peshuar përfitimet ndaj rreziqeve.

“Rishikimi zbuloi se vaksina plotësonte kriteret e domosdoshme për sigurinë dhe efikasitetin të përcaktuara nga OBSH, dhe se përfitimet e përdorimit të vaksinës për të adresuar COVID-19 kompensojnë rreziqet e mundshme”, tha ajo.

Next Post

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Welcome Back!

Login to your account below

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com