Është ndarë nga jeta në moshën 55 vjeçare Islam Shukri Qoku, ish zv.kryetar I degës së PD Dibër.
Lajmin e trishtë e ka bërë me dije Xhelal Mziu përmes një postimi në rrjetet sociale, I cili shpreh ngushëllimet për këtë humbje të parakohëshme të tij.
“Sot u nda nga jeta Islam Shukri Qoku, në moshën 55 vjeçare, një shokë, mik, bashkëpunëtor dhe një personalitet i jashtëzakonshëm!
Me profesion Inxhinier Ndertimi, ish zv/Kryetar i degës së PD Dibër, ish Drejtor i Qendrës Balneare (Llixha) Dibër, me shpirt demokrat dhe një qendrestar dhe i pakompromis me të keqen!
Një trashgimtar i familjes së Iljaz Pashë Qokut (Bashkëdrejtues i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit).
Kujtimi i tij do të mbetet i përjetshëm.
Ndaj sot dhimbjen dhe ngushëllimet më të sinqerta për familjen Qoku dhe të afërmit e tij!
U prehtë në paqe shpirti i tij.”