• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Vendimi i PS: Nuk japim autorizim për arrest me burg apo në shtëpi për Ballukun

by A R
09/03/2026 10:49
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ulsi Manja tha sot para grupit socialist se nuk ka vend për zëvendësimin e ndalimit të largimit jashtë vendit me atë të arrestit në burg apo në shtëpi, për deputeten Belinda Balluku.

Ai i ka kërkuar kolegëve dhe Kuvendit rrëzimin e kërkesës së SPAK dhe mosdhënien e këtij autorizmi.

“Ne si anëtarë të mazhorancës arrijmë në përfundimin se nuk ka vend për dhënien e autorizimit për zëvendësimin e masës së sigurimit  personal, atë të ndalimit të daljes jashtë shtetit, me atë të arrestit në burg apo në shtëpi. Ky rekomandim i joni nuk e pengon SPAK të vazhdojë hetimet në ngarkim të deputetes Belinda Balluku. Masa e sigurimit e ndalimit jashtë shtetit, e garanton vazhdimin e procedimit penal të nisur prej saj. Ne e konsiderojmë çështje që i takojnë drejtësisë. Do duhet të pritet përfundimi i hetimeve, për të parë sesi do ecin hetimet. Nga raportet vjetore të institucioneve të drejtësisë në Kuvendin e Shqipërisë, evidentohet shumë qartë, për shkeljen e barazisë në tendera, ka praktikë të konsoliduar për hetimin e këtyre veprave me masë sigurimi pesonal” – tha Manja.

“Prokuroria e Posaçme po heton lirisht dhe nuk po pengohet sa i takon ndjekjes penale, por sa i takon kërkesës për zëvendësimin e masës, sigurisht kompetenca përfundimtare për dhënien ose jo të autorizimit i takon Kuvendit të Shqipërisë pasi merr raport rekomandues nga Këshilli për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin. Lidhur me nevojën e rëndimit të masës së sigurimit, prokuroria thotë se janë shtuar disa episode të reja penale, shton automatikisht sanksionin e veprës. Nëse pranojmë se çdo zgjerim hetimi konsiderohet rrethanë e re që justifikon arrestin, atëherë i bie që çdo procedim penal do të përfundonte në paraburgim. Natyra e veprës penale mbetet e njëjta, nuk ka vepër penale të re”, u shpreh Manja.

Mbi rrezikun e prishjes së provave, Manja tha se nuk ka akuzë ndaj Ballukut për pengim të drejtësisë.

“Nuk ka asnjë provë direkte ku Balluku të ketë përdorur ndikimin e saj për të prishur provat”, shtoi Manja.

Next Post
24 masat e sigurisë te UBT, Rama: Universiteti në kthesë historike, s’ka asnjë arsye për këtë lloj goditje

LIVE! “Gjellë qensh në 700 tenxhere”, Rama: SPAK u bazua për akuzën ndaj Ballukut tek korrierët që i pret në kuzhinë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Nuk ngre karton që t’i hiqet imuniteti”, Rama për Ballukun: Do ketë në krah vetëm avokatët e saj

March 9, 2026
GPS “i çmendur” dhe anije në pritje, kaosi detar në Ngushticën e Hormuzit

GPS “i çmendur” dhe anije në pritje, kaosi detar në Ngushticën e Hormuzit

March 9, 2026
Pas sanksioneve të SHBA-së, BE mbështet Gjykatën Ndërkombëtare Penale: Institucioni duhet të jetë i lirë dhe pa asnjë presion

Von der Leyen vë në pikëpyetje besimin e Evropës në rendin e bazuar në rregulla

March 9, 2026

GJKKO pranon kërkesën e Veliajt, vendos t’i vërë në dispozicion të gjitha aktet hetimore

March 9, 2026
“Ku ndryshojmë nga ata që dje e deshën të pushkatuar gjyshin e saj”, Rama për Ballukun: Prezumimi i pafajësisë është vija ndarëse mes demokracisë dhe diktaturës

“Ku ndryshojmë nga ata që dje e deshën të pushkatuar gjyshin e saj”, Rama për Ballukun: Prezumimi i pafajësisë është vija ndarëse mes demokracisë dhe diktaturës

March 9, 2026
“Gjyqi mediatik i Veliajt, masakër gurësh e pështymash”, Rama: Prezumimi i pafajësisë, viktima më e madhe e reformës në drejtësi

“Gjyqi mediatik i Veliajt, masakër gurësh e pështymash”, Rama: Prezumimi i pafajësisë, viktima më e madhe e reformës në drejtësi

March 9, 2026
Izraeli përdori fosfor të bardhë në Liban, HRW ngre alarmin për efektet e tmerrshme

Izraeli përdori fosfor të bardhë në Liban, HRW ngre alarmin për efektet e tmerrshme

March 9, 2026
Rama-SPAK-ut: Heto privatizimin e 4 hidrocentraleve në kohën e Berishës, nëse do të luftosh korrupsionin

Rama-SPAK-ut: Heto privatizimin e 4 hidrocentraleve në kohën e Berishës, nëse do të luftosh korrupsionin

March 9, 2026

Rama: I dimë me emra ata që po e luftojnë projektin e “Porto Romanos”. S’kam plan B veç BE-së

March 9, 2026
Pezullimi i Ballukut, Rama: Një prokuror dhe një gjykatës u bënë bashkë në errësirë! Çfarë thonë “Venecia” e “Strasburgu”

“Do ndërtojmë rreth 530 km hekurudhë”, Rama: Balluku bëri ndryshime epokale në infrastrukturë

March 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In