Janë dëgjuar të shtëna armësh në Shtëpinë e Bardhë. Shtëpia e Bardhë është izoluar, pasi janë dëgjuar të shtëna me armë pranë hyrjes veriore, transmeton Gazeta Blic nga “Daily Mail”. person ka qëlluar me armë zjarri teksa po i afrohej perimetrit të sigurisë. Forcat e sigurisë i janë kundërpërgjigjur zjarrit duke plagosur autorin, ndërsa më pas është vënë në pranga menjëherë. Në momentin e incidentit Presidenti Barack Obama nuk ka qenë në Shtëpinë e Bardhë.
Vizitorët pranë shtëpisë kanë shkruar në ‘Twitter’ se kanë parë shumë njerëz me armë, pasi të shtëna janë dëgjuar jashtë shtëpisë. Incidenti është konfirmuar edhe nga policia, ndërsa gazetarët në Shtpëinë e Bardhë janë urdhëruar që të qëndrojnë brenda.
vijon