Policia lajmeron se vajza e qelluar sapo ka nderuar jete. Ne informacionin nga policia thuhet se: Rreth ores 14.52, ka ardhur nje telefonate ne Sallen Operative se para portes se Fakultetit te Mjekesise ka ndodhur një vrasje me armë zjarri (tip Bereta). Menjëherë kanë shkuar forca të shumta policie dhe grupi hetimor.
Me vone u saktesua se viktima studente qe u vra sot ne Tirane quhet Arjela Murati. Autori i krimit mesohet se quhet Aldosen Belulaj, raporton gazetarja e Panorama, Etleva Delia.
Ngjarja tragjike ka ndodhur para pak minutash pranë spitalit Nënë Tereza ku një i ri ka qëlluar një vajzë dhe më pas veten.
Nga verifikimet paraprake ka rezultuar se shtetasi Belulaj rreth 23 vjeç nga Fieri ka qëlluar me armë zjarri pistoletë shtetasen Murati 21 vjeçe nga Fieri studente, viti i tretë për Drejtësi, e cila ka ndërruar jetë.
Më pas shtetasi A.B. ka qëlluar dhe veten po me armën e zjarrit dhe ndodhet në reanimacion në gjendje të rëndë. Paraprakisht dyshohet se shkak per ngjarjen e rende ishte kerkesa per lidhje, e refuzuar nga vajza. Grupi hetimor në vendgjarje ka sekuestruar paraprakisht në cilësinë e proves materiale nje arme zjarri pistolete dhe dy gezhoja.
Po vijon puna per zbardhjen e plote te rrethanave te ngjarjes. Nderkohe jane hedhur dhe imazhet me trupat e dy te rinjve ne momentin fatkeq.