Gjykata e Elbasanit ka vendosur të lërë në burg ish-drejtorin e Autoritetit Rrugor Shqiptar Dashamir Xhika. Megjithëse me tensione dhe përplasje, pavarësish argumentimit të avokatëve, trupi gjykues ka vendosur masën ‘arrest me burg’ për Xhikën, i akuzuar për ‘shpërdorim detyre’ dhe ‘korrupsion’.
Nënkryetari i LSI-së ka thënë se Rama jep urdhëra politikë dhe se Prokuroria e Krimeve të rënda është e kapur nga kryeministri Edi Rama duke dalë në mbrojtje të ish-drejtorit të LSI-së që akuzohet se ka shpërdoruar 5.3 miliardë lekëve.
Vasili thotë se ky institucion është në shërbim të drogës dhe shefit të qeverisë duke shtuar se drejtësia ka dështuar me rastin e ish-drejtorit të komanduar nga Lëvizja Socialiste për Integrim.
Edhe pse hetimet ende s’kanë përfunduar, dhe drejtësia nuk është shprehur definitivisht, Vasili duket se ka bërë hulumtimet paraprake dhe ka rezoltuar se ish-nënpunësi i LSI-së është i pafajshëm.
Ish-drejtorët e rrugëve Andi Toma dhe Dashamir Xhika janë të akuzuar për shpërdorimin e detyrës me dëm ekonomik 5.3 miliardë lekë pasi dyshohet se kanë abuzuar me ndërtimin e rrugës Elbasan-Gjinar.