• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, February 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Lajçak: Sanksione edhe për Serbinë nëse nuk reflekton

by A R
05/07/2023 08:07
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Emisari i Bashkimit Europian, Miroslav Lajçak ka nisur edhe një përpjekjet për çtensionimin e raporteve mes Kosovës dhe Serbisë. Të martën ishte në Prishtinë ku takoi fillimisht presidenten Osmani dhe më pas kryeministrin Kurti, pas takimit 2 orësh me të cilin tha se po diskutohet për hapat që do të ndiqen.

“Ka një dakordim për 3 pikat që duhet të ndiqen për de-përshkallëzimin e situatës: çtensionim, zgjedhje të reja dhe kthim në normalizim. Mirëpo, duhet që ende të diskutojmë për hapat konkretë”.

Ndërsa shqetësim i kryeministrit Kurti kanë qenë masat ndëshkuese të BE-së ndaj Kosovës të cilat ai i ka konsideruar në takim si të padrejta. Por Lajçak thotë se masa mund të ketë edhe për Serbinë.

“BE-ja e ka bërë të qartë se ka sanksione të gatshme edhe për Serbinë, që do të zbatohen nëse kuptohet se Serbia s’po vepron me kërkesat e BE-së. Është vendim i vendeve anëtare. Dëshira ime është të mos kemi sanksione ndaj Kosovës e Serbisë. Dëshira ime është të mos kemi sanksione e të kemi dyja palët në Bruksel e të negociojnë si të zbatojnë marrëveshjet”.

Më herët Osmani dhe Kurti pritën kryeministrat e Holandës dhe Luksemburgut. Porosia e tyre ishte që palët t’i përmbahen udhërrëfyesit të Bashkimit Evropian.

“Nuk e di nëse duhet ta drejtojmë gishtin te fajtori, te Kosova ose Serbia, sepse kjo nuk e ndihmon situatën. Ne dëshirojmë të jemi ndihmues. Besoj që çështja më kryesore dhe më e drejtë është që t’i përmbahemi udhërrëfyesit dhe planit”, tha Kryeministri i Holandës, Mark Rutte.

“Ne jemi këtu për të dëgjuar dhe jo gjykuar. Lufta e parë e botës ka nisur këtu, lufta e fundi në ish-Jugosllavi ka nisur këtu, duhet të largojmë çdo mundësi për të nisur kriza. Është me rëndësi që të dyja palët të besojnë në punën e BE-së dhe duhet të kemi dialog të hapur. Gjyshi im është hebre, unë jam gey, jam i martuar me një mashkull. Nëse do të jetoja në një shtet tjetër do të isha i dënuar më vdekje, por tani qëndroj para jush dhe flas për këto vlera, vlerat e paqes”, tha Kryeministri i Luksemburgut, Xavier Bettel.

“Demokracitë solidarizohen me njëra tjetrën përballë autokracive andaj edhe progresi demokratik i Kosovës është mundësi jo vetëm për shtetin tonë, por edhe BE-në për të shtyrë përpara reformat dhe transformimin e Ballkanit Perëndimor”,  u shpreh Kurti.

Dy kryeministrat kanë vazhduar takimet me përfaqësues të shoqërisë civile.

/a.r

Next Post
Izraeli dhe Gaza shkëmbejnë zjarr teksa fillon tërheqja nga Jenini

Izraeli dhe Gaza shkëmbejnë zjarr teksa fillon tërheqja nga Jenini

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Çupi: Po përjetojmë valën e dytë të Berishës. Këtu kemi mijëra viktima të shkaktuara nga pushteti i Saliut

“21 janari, është themeli”, Frrok Çupi: PD dhe SPAK e kanë “pushtuar” vendin. Drejtësia të zbardhë vrasjet!

February 26, 2026
“Jemi një ekip basketbolli dhe do ketë ndërrime”, zbardhen detaje, çfarë tha Rama në mbledhjen maratonë të PS

“Jemi një ekip basketbolli dhe do ketë ndërrime”, zbardhen detaje, çfarë tha Rama në mbledhjen maratonë të PS

February 26, 2026
Korreshi flet me bindje: Basha nuk ka asnjë marrëdhënie me SHBA-të

Pas largimit nga qeveria, a do t’i hiqet imuniteti Ballukut? Korreshi: Varet nga presioni i…

February 26, 2026
Gjykata gjermane i jep të drejtë AfD-së: Nuk mund të quhet parti ekstremiste e djathtë

Gjykata gjermane i jep të drejtë AfD-së: Nuk mund të quhet parti ekstremiste e djathtë

February 26, 2026
EMRAT / 7 ndryshime drastike në qeveri, ikën Balluku! Rama bën gati kabinetin e ri, kush janë ministrat e propozuar

“Spiropali ishte në Kosovë dhe Vengu në Hungari”, analisti: Nuk e kanë ditur që do shkarkohen

February 26, 2026
Helenizimi i Himarës në këmbim të mbështetjes nga Greqia?

“Luftoi opozitën”, Beleri: Bëra betejë për të gjetur dokumentet për Irena Gjokën dhe takova avokatin e saj

February 26, 2026
Ndryshimet në qeveri, Berisha: Kjo ishte lëvizja e fundit e Ramës për të shpëtuar veten, të japë dorëheqjen!

Ndryshimet në qeveri, Berisha: Kjo ishte lëvizja e fundit e Ramës për të shpëtuar veten, të japë dorëheqjen!

February 26, 2026
Tavanet e reja ulin nivelin e parasë cash në Shqipëri, në janar qarkulluan më pak para jashtë bankave

Tavanet e reja ulin nivelin e parasë cash në Shqipëri, në janar qarkulluan më pak para jashtë bankave

February 26, 2026
Kush janë ministrat e rinj të qeverisë Rama/ Ja kush ikën e kush vjen (Profilet)

Kush janë ministrat e rinj të qeverisë Rama/ Ja kush ikën e kush vjen (Profilet)

February 26, 2026
“Nuk ka marrëveshje pa Kinën!”, Rubio zbulon kushtet e SHBA-së për paktin global të armëve bërthamore

“Nuk ka marrëveshje pa Kinën!”, Rubio zbulon kushtet e SHBA-së për paktin global të armëve bërthamore

February 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In