Emisari i BE-së për dialogun Kosovë–Serbi, Miroslav Lajçak ka shkruar në rrjetin social X se pas udhëtimit me diplomatët gjermanë, francezë, italianë e amerikanë kanë biseduar itensivisht me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin dhe presidentin serb. Aleksandër Vuçiç.
Ai shkroi se kanë theksuar rëndësinë për hetimin e 24 shtatorit, pra sulmit në Veri dhe kanë bërë thirrje për një normalizim të situatës që është shumë i nevojshëm e urgjent.
“Ne presim që të dy të përmbushin plotësisht detyrimet e tyre të dialogut,” – shkroi Lajçak në X
Travelled with for important and substantive discussions with PM @albinkurti and @predsednikrs. We stressed that 24/9 must be fully investigated and that de-escalation and normalisation are urgently needed. We expect both to fully meet their Dialogue obligations. pic.twitter.com/w4r7YESTwi
— Miroslav Lajčák (@MiroslavLajcak) October 21, 2023
/a.d