Ministria e Bujqësisë do të japë me qira ose koncesion një numër lagunashi dhe tokat rreth tyre, duke nisur nga Laguna e Karavastasë.
Fillimisht do të jepen tokat në afërsi të lagunës. Kur vjen fjala për lagunat shqiptare, historitë e grindjev eklipsojnë bukuritë e tyre. Fjala vjen, askush nuk e di se në Lagunën e Patokut është regjistruar një numër i madh llojesh të shpendëve të kërcënuar në shkallë botërore.
Edhe laguna e Karavastasë, më e madhja në Shqipëri, nuk njihet aq shumë për pelikanin kaçurel që ndodhet aty por më tepër për faktin se u bë fole e bandës së Aldo Bares, transmeton “Shqip”.
Dje Ministria e Bujqësisë shpalli tenderin për dhënien me qira të 87 hektarëve tokë, megjithëse sipërfaqja e lagunës është shumë më e madhe. Por kreu i bandës së Lushnjës, Alfred Shkurti i njohur si Aldo Bare, në shtator të 2015-ës ka bërë një kërkesë në Gjykatën e Krimeve të Rënda ku kërkon pronësinë e Lagunës së Karavastasë. Dënimi me burgim të përjetshëm nuk e ka penguar të bëjë edhe kërkesa të tjera e të ankohet për vendimin e gjykatës që i konfiskoi lagunën.
Gazeta Shqip