Një set fotosh e tregon tamam si është më të përfolurën e muzikës Lady Gaga. Ajo e pranon me krenari që asnjëherë nuk është për shtatur me normat e shoqërisë. Lady Gaga ka zbuluar se ndryshe nga shumë artistët të tjerë pop, ajo nuk i kushton shumë rëndësi frikës së plakjes dhe rëndësisë për t’u dukur prefekte sepse jetëgjatësia e muzikës së saj është shumë më e rëndësishme. Këngëtarja 29-vjeçare e quajti veten “anti-trend” në një intervistë për CR Fashion Book. Këngëtarja rebele zbuloi të dyja anët e saj, modernen dhe klasiken.
“Në një kohë kur je 29-vjeç dhe për më tepër me një karrierë në muzikën pop mbi supe të gjithë do jenë duke thënë që po plakesh, e të gjithë do fillojnë të shqetësohen për trupin, fytyrën e flokët e tua perfekte,” tha Gaga. “Por në fakt mendoj se është trashëgimia dhe jetëgjatësia muzikore që ti lë për botën ajo që ka rëndësi”.










