Nuk kishte sesi të ndodhte ndryshe. Lady Gaga është parë e dehur në rrugët e Los Angelesit. Ylli i muzikës kishte dalë me miqtë në një restorant dhe si duket e ka tepruar me alkoolin sepse në momentin që po shkonte tek makina, nuk arrinte të qëndronte në këmbë.
Në këto momente këngëtarja ndihmohet nga asistentët e saj, por ajo ulëret me të madhe. Gaga kishte veshur një lloj manteli aspak të këndshëm, por më e çuditshmja ishte fakti se mbante syze dielli, ndonëse ishte natë.