Këngëtarja amerikane, Lady Gaga është duke incizuar albumin e saj të dytë jazz, në bashkëpunim me këngëtarin, Tony Bennett. Këta të dy, në vitin 2014 kishin realizuar albumin “Cheek To Cheek” gjatë muajit shtator, një album jazz që përfshinte këngë të famshme të këtij zhanri si “Anything Goes” dhe “Let’s Face the Music and Dance”, që kishte kryesuar top listar në Billboard në Amerikë, transmeton Koha.net. Lajmin për krijimin e albumit të ri e ka konfirmuar Tony Bennet në një intervistë për Vulture.
“Po, ne jemi duke e bërë një album. Të gjitha do të jenë këngë të Cole Porter. Ai ishte tekstshkruesi më i mirë në “Great American Songbook”. Shumë inteligjentë, do të argëtohemi shumë gjatë kësaj pune”,është shprehur Bennett.
Cole Porter ishte një kompozitor dhe tekstshkrues, këngët e së cilit kanë arritur një sukses shumë të madh në vitet e ’30-ta në Broadway. Këngët më të famshme të shkruara nga ai janë “I’ve Got You Under My Skin” dhe “I Get A Kick Out Of You”.