• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, February 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Lacrimosa

by Edison Ypi
29/10/2024 11:47
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Edison Ypi

Shitsja e marketit më sheh sikur i kam vra babën. Farmacisti sikur i kam helmu nonën. Kafen ma sjell njëra që më sheh sikur i kam dhjetë mijë eruro borxh. Çajin një tjetër si ajo e kafes. Në mbrëmje mezi më zuri gjumi. Mora një sharrë e sharrova Karaburunin në rrëzë atje ku ishin nëndetset. Krijova një Kanal Panamaje që lidh Kadriatikun me Jonin. Te Karaburuni i këputur, tashmë ishull, do krijoj Silicon Valley të Europës. Prej aty, vajta ndreqa një pabarazi natyrore myzeqare. Mora gjysmat e liqereve të Dumresë së mahnitëshme ja dhashë Darsisë së magjishme. Kur po tërhiqja Tomorrin me skodë dhe Korabin me Zis për tu ndërruar vendet, më doli gjumi, më mbetën disa padrejtësi natyrore pa i ndrequr me anë të ëndërrave.

Si afrimi i hënës për t’i thënë ca llafe te veshi, ndalja e erërave te Qafa e Bullit, paksimi i gjithati shiu në Shkodër, ndalja e gjithasaj ere në Lezhë etj. Me tu ngritur nga shtrati, u nisa për Mamurras nga autostrada, për tu kthy nga rruga e vjetër. Është luks, është shetitje çlodhëse tmerrësishtr sugjestive. Po ku ta gjej gjithatë naftë. U ktheva te Qafa Kasharit. Duke u kthyer u kujtova se para nja një muaji i bërtita një miku kotmëkot, pa asnjë arsye, se ashtu mu tek. U largua. Pak ditë më pas, e njëjta gjë me një tjetër mik. Papritur e pakujtuar, njëripastjetrit, edhe ata pa asnjë shkak të dukshëm, dy nga miqtë më të mirë që kisha, s’di pse s’më flasin më me gojë. Ndërkohë, të vete te një fshat i braktisur që po e mbulojnë ferrat, s’po bëhem mbarë. Më ka zën maraku me rrugën Kodovjat-Trebinjë që nuk e di a do bëhet.

Ajo Qukës-Qafë Plloçë po vonohet. Unaza e Tiranës s’po përfundon. Një komshi që po ndrron pllakat, po bën aq zhurmë me çekiça dhe matrapika sikur po hap tunelin e Thirrës. Në pallatin tim banojnë shqiptarë, turq, sirianë. Ngjitur ka italianë, anglezë, afrikanë. Te oborri i pallatit tim kalamajtë flasin një mozaik gjuhësor me të ik menia e kres, një Esperanto babylonike me borxhe reciproke nga gjuha shqipe, turke, arabe, italiane, angleze, italiane, kongoleze. Veç t’i shohësh kur turqit u bëjnë gol italianve, shqiptarët arabëve, afrikanët anglezëve, dhe t’i dëgjosh kur turku i flet shqiptarit Shqip, ja pret shqiptari turkut arabisht, ja kthen siriani turkut anglisht. O bo oborri im si me qen OKB-ja në seancë plenare.

Hiqen të nershëm, ama kur un dal në mëngjez, shoh bishta hashashi nëpër shkallë. Kur vete te kardiologu më thotë e ke zemrën si të luanit. Psikiatri se e kam kokën si të Ajnshtajnit. Pneumatologu më siguron se mushkritë i kam si të kalit. Ortopedi më thotë je koc i fort. Urologu më thotë: U bo bytha jote me ik Tiranë-Vlorë-Tiranë pa pshurr asiherë. Endokrinologia më tha se prostatën, pankreasin, tiroidën, hypofizën, hypotalamusin, idem si në katalogët e anatomisë. Asnjë ilaç nuk marr. Gjithky shëndet. Epo ça dreqin kanë gazetat dhe portalet që nuk m’i nxjerrin rregullisht shkrimet. Bëjnë naze. Nuk ua kap dot fillin se çfarë pëlqejnë e çfarë urrejnë, çfar pranojnë e çfarë refuzojnë, ato që lexohen më tepër apo ato që lexohen më pak. Dhe s’më japin asnjë kacidhe. Pa ka dhe nga ata që më thonë me habi: pse s’bën një libër ?! Sepse nuk dua, u them. S’kuptojnë aspak ku unë ua rras me kujdes, e ku ata bërtasin pa teklif. Un kam halle të tjera. Italiani, as gjermani, nuk hynë në Skrapar. Të gjithë e dinë. Por e paraqesin Skraparin Stalingradi. I kanë sajuar një datë të çlirimit. Kanë ngritur në Skrapar më tepër se kudo lapidarë, pllaka përkujtimore, të tjera e të tjera.

E njëjta gjë edhe në disa rrethe të tjera. Harta dhe Google Earthi e tregojnë ndryshe, por Mallakastra është më afër se Laçi, Peza më larg se Bulqiza, Darsia vendi më i magjishëm i botës. Dua të iki te një location andej nga Mamurasi që quhet “Rama ik”. Por s’mundem. Janë demokratë të tërbuar. Kam frikë se më rrahin. Mezi gjej ndonjë zgëq jashtë oborrit të pallatit ta parkoj makinën. Banorët e pallatit t’im kanë qënë njerëz të qeshur. Vështirësia e parkimit i ka egërsuar, i ka bërë ta shohin njëritjetrin si shqiptari-serbin. Dua të udhëtoj. Në vendet e largëta nuk shkohet vetëm. Më ka gjet belaja. Nja tre a katër kandidatë për të udhëtuar me mua, nuk i honeps unë ata. Nja pes a gjashtë nuk më honepsin ata mua. Nja katër të tjerë janë delirantë të padurueshëm. Nja shtat’ a tetë janë deprimentë të pakurueshëm. Të tjerët, ca përtojnë të ngrihen nga kafeneja, ca pyesin nëse ka restorant me nice fish te katundi ku do vemi, ca që kur u thua ikim në filan katund, shqyejnë sytë, të thonë: a ke luajtur mendsh që do me më çu ku ka vetëm drurë dhe gurë.

Ndërkohë, me habi dhe lot në sy, un kqyr se si: Çfar po hahet po jashtqitet. Çfarë po thuhet, harrohet. Çfarë po shkruhet, nuk lexohet. Çfarë po vidhet, nuk po ndëshkohet. Kush gënjen, besohet. Kush leh, shpërblehet. Kush llap, paguhet. Ka më tepër autorë se lexues. Le të bëhen autorë të gjithë ata që dinë Alfabetin. Kur të mos mbetet asnjë lexues ndoshta diçka do ndreqet tani që: Të talentuarit s’po ndjehen. Të diturit s’po pyeten. Të vjetrit s’po vdesin. Të rinjtë s’po lindin. Dimri është në prag. Behari është larg.

Next Post
Do të arrestohet apo vetëdorëzohet? Sot pritet ekzekutimi i vendimit të Apelit për Salianjin

Salianji, letër ambasadorëve nga burgu i Fierit: Flisni pak për mua, Saliun dhe Metën...

Comments 1

  1. Kacidhrije Hajdarmatja says:
    1 year ago

    Deri sa horrat,
    Quhen zotni,
    Deri sa këmbët
    I bien kokës,
    Deri sa burrat,
    Zëvëndësojnë gratë
    Në krevat,
    Deri sa komunistat
    Quhen demokrat,
    E demokratët
    Quhen komunistë,
    Në fshat akoma
    Blihet me listë,
    Deri sa kurva,
    Shitet shën Mari,
    Deri sa hajdutët
    Quhen të virtutshëm,
    Kriminelët quhen
    Shëmbull nderi,
    Ku rinia
    Nuk gjen vënd,
    Kanë ngelur malet,
    Fushat dhe dhën/t,
    Dhitë janë zhdukur,
    Bashkë me erën,
    Ka mbetë Saliu,
    Me gjithë kopè
    Lum si ne,
    Që ç’deshëm me lè…

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Po mbahet pa prova në paraburgim”, avokati Ndreca: Rasti i Veliajt, më flagranti! Kulmi i abuzivitetit me masën e sigurisë

“Po mbahet pa prova në paraburgim”, avokati Ndreca: Rasti i Veliajt, më flagranti! Kulmi i abuzivitetit me masën e sigurisë

February 4, 2026
KiE ngriti ‘alarmin’ për numrin e lartë të të paraburgosurve, ish-prokurori: Shqiptarëve i ka dalë nami i keq nëpër botë

KiE ngriti ‘alarmin’ për numrin e lartë të të paraburgosurve, ish-prokurori: Shqiptarëve i ka dalë nami i keq nëpër botë

February 4, 2026
Ilir Alimehmeti, pro forumit për dialogun politik: Është i nevojshëm për bashkimin e opozitës shqiptare

Ilir Alimehmeti, pro forumit për dialogun politik: Është i nevojshëm për bashkimin e opozitës shqiptare

February 4, 2026
Sfidat e shqiptarëve të Preshevës, Kamberi në SHBA: Kur Beogradi mohon problemin, ne e ndërkombëtarizojmë

Sfidat e shqiptarëve të Preshevës, Kamberi në SHBA: Kur Beogradi mohon problemin, ne e ndërkombëtarizojmë

February 4, 2026
“Marrin deri në 6000 euro..”/ Avokati Saimir Visha: Pagat e gjyqtarëve duhet të rriten! SPAK mund të shkrihet

“Marrin deri në 6000 euro..”/ Avokati Saimir Visha: Pagat e gjyqtarëve duhet të rriten! SPAK mund të shkrihet

February 4, 2026
U fut ilegalisht me mbiemrin e gruas pasi ishte dëbuar, arrestohet 42-vjeçari shqiptar në Itali

U fut ilegalisht me mbiemrin e gruas pasi ishte dëbuar, arrestohet 42-vjeçari shqiptar në Itali

February 4, 2026
Një goditje për mitin e Rusisë si “superfuqi”

Një goditje për mitin e Rusisë si “superfuqi”

February 4, 2026
“Me Bashën u morën më shumë vota”, Shehi: PD është në tendencë rënëse, e pamjaftueshme për të fituar zgjedhjet

“Me Bashën u morën më shumë vota”, Shehi: PD është në tendencë rënëse, e pamjaftueshme për të fituar zgjedhjet

February 4, 2026
Tentoi të vriste presidentin Donald Trump, Ryan Routh dënohet me burgim të përjetshëm

Tentoi të vriste presidentin Donald Trump, Ryan Routh dënohet me burgim të përjetshëm

February 4, 2026
Ceremonia hapëse e Lojërave Olimpike Dimërore/ Zbulohet arsyeja pse Shqipëria mungon në paradën e atletëve

Ceremonia hapëse e Lojërave Olimpike Dimërore/ Zbulohet arsyeja pse Shqipëria mungon në paradën e atletëve

February 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In