• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, December 22, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“LaCivita katastrofal, ju dëmtoi!”/ Noka debat me Baton Haxhiun: Jeni avokat nën rrogoz i autokracisë!

by A R
03/06/2025 09:24
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Noka, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, ka debatuar me analistin Baton Haxhiu për zgjedhjet.

Hahxhiu renditi disa nga arsyet që e kanë dobësuar Partinë Demokratike, duke rezultuar në humbjen e saj në zgjedhje. Ndërsa Noka nuk pranoi asnjë prej këtyre argumentave, duke thënë se Haxhiu dhe analistët e tjerë, bëjnë avokatinë e “autokracisë”.

Debati: 

Baton Haxhiu: Një gjendje duhet analizuar. Kur flasim për farsë, modelet në botë i ka disa parakushte. Farsë tregon se zgjedhjet janë të paracaktuara, e the atë, pastaj duken se janë të pavlefshme dhe janë të manipulaura dhe korruptuara brenda sistemit, janë edhe zgjedhje pa konkurentë. Mbi këto pesë pika, duke shtuar edhe tregun e votës, edhe shoqërinë jo të gatshme për të ndryshuar. Ke thënë vetë, si ka mundësi që kjo shoqëri voton një sistem të korruptuar?

Flamur Noka: Jo kurrë nga goja ime nuk ka dalë kjo dhe asgjë e përafërt. Ditën që artikuloj diçka të tillë, duhet të iki nga politika. Kurrë nuk mund ti drejtoj gishtin popullit.

Baton Haxhiu: Farsa, kemi të bëjmë me shoqëri të korruptuar dhe pandërgjegje, ku mediat janë të qeverisë dhe nuk ka mendim të lirë. Jane epitete të rënda. Të jenë këto dhe ju të mos bëni asgjë për të ndëtuar opozitarizëm të fotë. Pse nuk keni bindur njerëzit të votojnë kundër këtij koncepti qeverisës? Unë kam dalë kundër teje kur ishte demonstrate më dinjitoze kur u kthye Berisha, kur ti pate një fjalim të papërgatitur. Një politikan nuk e bën atë fjalim.

Flamur Noka: Unë nuk tërhiqem asnjë presje nga çdo fjalim që kam bërë.

Baton Haxhiu: Më mirë të kisha thënë tërhiqu. Po ndalemi tani te disa gjëra që janë shenja, që këto epitete nuk qëndrojnë.
Po e pe nga këndi politik, i vetmi fitues i zgjedhjeve është Berisha, jo Rama dhe PS. Humbësi i madh është PD. Po deshe ta analizoj. Pse e mendoj? Ku janë problemet? Keni patur betejë tre vjeçare për Rithemelimin e partisë. Keni patur shumë pak kohë për tu organizuar për zgjedhje me një lider të stërvjetëruar. Për shkak të shpejtësisë së ndërtimit të një beteje elektorale, keni pranuar gjithçka. Nuk e ka fajin Bylykbashi por Berisha që pranuat zgjedhje me diasporën, kur nuk keni patur as kohë të takoheni. Lista e mbyllur shkaktoi shumë probleme. Edhe primaret, kanë qenë shqetësuese. Nuk keni qenë të gatshëm të ndërtoni një rrëfim politik dinjitoz. Këto faktorë kanë bërë që PD të dobësohet. Keni patur qëllim ti ktheni dinjitetin liderit tuaj historik, atëherë nuk ke kohë të ndërtosh koncept elektoral. Më e rënda, keni marrë njeri katastrofal që dëmtoi zgjedhjet, njeriu nga Amerika, që nuk ka dhënë as kurs, ide politike, slogan politik. Ai realisht e ka ndalë frymën e PD, që ka qenë opozitare, sepse e ka vendosur në tavolinë shpresën e pamundur, që Trump të vijë dhe të fitojë zgjedhje.

Flamur Noka: E para, e kuptoj që diskursi juaj është avokatia nën rrogoz më e mirë e farsës dhe autokracisë. Avokatia më e mirë, shumë fine, e palexueshme për qytetarin e thjeshte, por është e sofistikuar si avokati dhe të përgëzoj.

Baton Haxhiu: Ku kam gabuar? Unë kështu flas gjithmonë.

Flamur Noka: Thatë që farsë do të thotë shoqëri e korruptuar. Shoqëri e korruptuar jo, por pushtet i korruptuar dhe inkriminuar. Mediat e pushtetit, por e drejton gishtin raporti i OSBE/ODHIR që u bënë altoporlant i qeverisë. Duke nisur nga kjo media këtu. Duke vazhduar te Top inceneratori. Duke shkuar te Klani i Edi Ramës. Duke shkuar te Tv Shqiptare, ERTV numër dy. Përjashto 2-3 media, Tv Syri, News 24 dhe Tv Ora. Të tjerët në rresht për lëpirje nga mëngjesi në darkë Edi Ramës. Këtë nuk e them unë por e thotë raporti i OSBE/ODHIR. Media vari karlon.

Baton Haxhiu: Ju koketoni me këto media.

Flamur Noka: Këtu nuk ka patur zgjedhje. Në farsë është gjëja më e thjeshtë të sulmosh viktimën. Pas 11 majit, ky ekran dhe të gjithë, po të ishin të pavarura, do të ulërisnin për farsën.

Ylli Rakipi: Të ulërijmë ne pse nuk fitove ti?

Flamur Noka: Shqipëria ka rrezik për demokracinë.

Ylli Rakipi: Të mblidhemi ne, kur ti the do fitojmë?

Flamur Noka: Bëni avokatinë e farsës.

Ylli Rakipi: Kot bën Flamuri sikur shqetësohet se ai ka marrë atë që donte. Tani ky televizion ku ju ka goditur?

Baton Haxhiu: Sali Berisha ka qenë 11 herë ne Opinion për 2 vite.

Next Post
VIDEO / 7 mld $ dëme! Dalin pamjet, si i goditi Ukraina bazat ajrore brenda territorit rus

VIDEO / 7 mld $ dëme! Dalin pamjet, si i goditi Ukraina bazat ajrore brenda territorit rus

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Darka e fundit dhe mesazhi sekret, publikohen videot, momenti i vrasjes së Liridonës dhe britmat e fëmijëve

Darka e fundit dhe mesazhi sekret, publikohen videot, momenti i vrasjes së Liridonës dhe britmat e fëmijëve

December 22, 2025
Gjykatësi i Gjykatës së Lartë të SHBA paralajmëron për përplasje mes presidentit, Kongresit dhe gjykatave

Gjykatësi i Gjykatës së Lartë të SHBA paralajmëron për përplasje mes presidentit, Kongresit dhe gjykatave

December 22, 2025
Rolling Hills Liqeni, drejt finalizimit faza e parë e projektit

Rolling Hills Liqeni, drejt finalizimit faza e parë e projektit

December 22, 2025
Protesta e Berishës, Policia e përgatitur për çdo skenar, rreth 1300 efektivë në terren

Protesta e Berishës, Policia e përgatitur për çdo skenar, rreth 1300 efektivë në terren

December 22, 2025
Mori me forcë në makinë 48-vjeçarin dhe e dhunoi, arrestohet në Rinas 36-vjeçari, tentoi të largohej nga vendi

Mori me forcë në makinë 48-vjeçarin dhe e dhunoi, arrestohet në Rinas 36-vjeçari, tentoi të largohej nga vendi

December 22, 2025
E rëndë në Kosovë, burri qëllon me thikë gruan dhe vajzën e mitur

Plagosja me armë në Kukës, vetëdorëzohen në polici 2 vëllezërit e shpallur në kërkim

December 22, 2025
‘E ke fytyrën si skuth’, Vrenozi me debate të ashpra brenda shtëpisë Big Brother VIP

‘E ke fytyrën si skuth’, Vrenozi me debate të ashpra brenda shtëpisë Big Brother VIP

December 22, 2025
“Me fermerët në Shqipërinë 2030”, Rama: Kontrata me BE kërkon cilësi dhe standarde në bujqësi

“Me fermerët në Shqipërinë 2030”, Rama: Kontrata me BE kërkon cilësi dhe standarde në bujqësi

December 22, 2025
VIDEO- Regjistrohet stuhi në Gramsh, Elbasani përfshihet nga moti i keq

“Java e fundit e 2025 shumë e ftohtë”, meterologia: Reshje shiu dhe dëbore

December 22, 2025
Shpërthen Ylli Manjani: Prokurorë, shkoni me lule te varri i Enverit. Ai nuk lejonte avokatët!

Ironizon protestën e PD, Manjani: Erdhi më në fund dita të rrëzojmë Ramën, çe do Vrenozi na hyri në Big Brother…

December 22, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In