• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, December 26, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

LaCivita i shuan shpresat e Berishës: Nuk flas në emër të qeverisë amerikane, jam qytetar privat që merrem me fushatat elektorale nëpër botë!

by B K
16/04/2025 15:25
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Konsulenti i fushatës së opozitës për zgjedhjet parlamentare të 11 majit, amerikani Chris LaCivita deklaroi sot para të rinjve të FRPD-së gjatë një takimi elektoral, se nuk përfaqëson qeverinë e SHBA-ve, por ‘një qytetar privat’, që merret me fushatat elektorale në vende të ndryshme të botës.

Në këtë mënyrë u hodhën poshtë edhe aludimet e shumta nga grupet opozitare pranë PD-së, se ish-pjesëtari i shtabit të presidentit Donald Trump vinte në Shqipëri në emër të Amerikës apo për lobim dhe për t’i hequr ‘non gratën’. Në këtë mënyrë u ka shuar edhe shpresat demokratëve dhe vetë Berishës, që përpiqeshin ta shisnin si “të dërguarin e Donald Trump”.

I shoqëruar edhe nga kryetari i PD-së, Sali Berisha, që e ka cilësuar si “magjistarin” qëdo i sjellë fitoren më 11 maj, LaCivita u pyet nga të rinjtë për eksperiencën e tij në SHBA. Njëri prej tyre e cilësoi edhe me epitetin ‘sherif’, por konsulenti u përgjigj se “nuk jam sherif, por më pëlqen të bëj nga pak humor”.

“Unë mendoj se është jashtëzakonisht e rëndësishme që në politikë, qoftë në Shtetet e Bashkuara apo këtu në Shqipëri, të rinjtë dhe votuesit e rinj të përfshihen dhe të marrin në dorë fatin e qeverisjes së tyre, sepse e ardhmja jeni ju. Ka një shprehje të vjetër në Amerikë: “Bota drejtohet nga ata që ngrihen.” Dhe është shumë, shumë e rëndësishme që ju të merrni pjesë dhe të bëni që zëri juaj të dëgjohet”, tha ai.

LaCivita e quajti qeverisjen socialiste të 12 viteve të dështuar, duke bërë edhe paralelizime për ngjashmëri mes gjendjes në SHBA dhe Shqipëri.

Pyetjes së një të riu që iu drejtua me “sherif”, se çfarë e motivoi rininë amerikane të votonte Donald Trump, LaCivita iu përgjigj:

“Pyetje shumë e mirë, dhe faleminderit që e bëtë. Që ta dini të gjithë, unë nuk jam vërtet sherif. Më pëlqen thjesht të bëj pak humor. Por, sa i përket zgjedhjeve në Shtetet e Bashkuara, tradicionalisht votuesit më të rinj nuk janë shumë të angazhuar. Dhe, e dini, e majta gjithmonë shpreson që të rinjtë të mos marrin përgjegjësi dhe të mos përfshihen. Ata iu përgjigjën shumë mirë mesazheve që përcillte Presidenti Trump. Dhe përsëri, çështjet që i çuan amerikanët në qendrat e votimit në vitin 2024 janë të njëjtat çështje që ekzistojnë edhe këtu. Rrethana shumë, shumë të ngjashme. Prandaj, është e rëndësishme të sigurohemi që ata ta dinë që ekziston një parti që është e përqendruar te e ardhmja dhe që konservatorët kanë zgjidhjet më të mira. Siç e thashë edhe dje, 12 vitet e fundit kanë qenë një dështim i tmerrshëm. Atëherë, pse do të votoje për partinë ose për personin që është përgjegjës për ato 12 vite? Është koha për ndryshim”, shpjegoi konsulenti zgjedhor i PD.

Por a përfaqëson ai qeverinë amerikane apo presidentin Donald Trump?

“Sa i përket Shteteve të Bashkuara, natyrisht, unë nuk flas në emër të qeverisë amerikane. Jam këtu si një qytetar privat dhe merrem me fushata politike në vende të ndryshme të botës. Por ajo që e bën të veçantë për mua këtë rast, është fakti që këtu kemi konservatorë të vërtetë që po përballen me një regjim socialist dhe me një udhëheqës shumë të paqëndrueshëm, i cili ka sjellë paqëndrueshmëri si në qeveri, ashtu edhe në ekonomi. Dhe, natyrisht, është e domosdoshme të sigurojmë stabilitet në rajon. Kjo është arsyeja pse zhvillimet në Shqipëri ndiqen me vëmendje edhe nga Shtetet e Bashkuara, siç ndodh me çdo vend tjetër. Është shumë e thjeshtë. Ju mund të keni ndikim të drejtpërdrejtë në rezultatin e çdo zgjedhjeje, për sa kohë që ngriheni dhe bëheni pjesë e vendimit”, u shpreh LaCivita para të rinjve.

Next Post
Tentuan të vrisnin “kapon” e drogës, Xhevdet Plakun, Apeli lë në fuqi dënimin me burg për 4 anëtarët e grupit

Tentuan të vrisnin “kapon” e drogës, Xhevdet Plakun, Apeli lë në fuqi dënimin me burg për 4 anëtarët e grupit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

SHBA sanksionon 5 evropianë kritikë të Big Tech, kreu i CCDH padit administratën Trump

SHBA sanksionon 5 evropianë kritikë të Big Tech, kreu i CCDH padit administratën Trump

December 25, 2025
Zoti Alimehmeti, shërbimi si mjek dhe shërbimi në politikë nuk janë role të njëjtë

“Trump firmosi ligjin si themel të politikës së jashtme të SHBA”, Alimehmeti: Preket edhe Shqipëria

December 25, 2025
Putin: Rusia po bën gjithçka që është e mundur për të ndaluar luftën

Moska ofertë surprizë për NATO-n: Gati për pakt mossulmimi

December 25, 2025
Garon në listën e hapur, Dashamir Shehi: Gjest burrërie! Nuk na e mbyll njeri gojën tani

“Turqia i fali një avion Edi Ramës”- Dash Shehi: Kjo nuk e zgjidh hallin e Shqipërisë

December 25, 2025
Si të shpërbleu Trump?! Flet Bleona Qereti: Politikanët shqiptarë tremben, s’më telefonojnë

Si të shpërbleu Trump?! Flet Bleona Qereti: Politikanët shqiptarë tremben, s’më telefonojnë

December 25, 2025
Ekspertja gjermane për Ballkanin: Nuk mund të përjashtohet një bllokim i ri institucional në Kosovë

Ekspertja gjermane për Ballkanin: Nuk mund të përjashtohet një bllokim i ri institucional në Kosovë

December 25, 2025
Ilir Alimehmeti zbulon takimin me Berishën pas kafes me Salianjin: Ja çfarë i thashë Doktorit!

Alimehmeti ‘ia bën të qartë’ kryetarit të tij: PD-së i duhet mbështetja e SHBA

December 25, 2025
Gjermania hartëzon vullkanët “e fjetur”, eksperimenti më i madh sizmologjik në vend

Gjermania hartëzon vullkanët “e fjetur”, eksperimenti më i madh sizmologjik në vend

December 25, 2025
Eliminatoret/De Biasi flet si shqiptar: Kualifikimi na shkau që në Turqi, Gjimshiti dhe Manaj, dy “yjet” e Kombëtares

“Jam kontaktuar nga 3 kombëtare europiane”/ Gianni de Biasi: Këshilla ime për Sylvinho për në “play off”

December 25, 2025
Kremlini thyen heshtjen për studiuesin francez të burgosur: I kemi bërë ofertë Parisit, topi është në fushën e tyre

Kremlini thyen heshtjen për studiuesin francez të burgosur: I kemi bërë ofertë Parisit, topi është në fushën e tyre

December 25, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com