• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, March 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

LaCivita është këtu për ta bërë më të bukur disfatën

by Baton Haxhiu
16/04/2025 16:22
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Baton Haxhiu

Të hënën në mbrëmje, në studion e “Opinion” të Blendi Fevziut, Chris LaCivita, strategu i fushatës së Donald Trump dhe një nga emrat më të njohur të prapaskenës republikane amerikane, u shfaq për herë të parë në një intervistë të drejtpërdrejtë për publikun shqiptar. I qetë, pa tension dhe me një anglishte politike të stërpjekur nga praktika, ai foli për marrëdhënien me Partinë Demokratike të Shqipërisë. Për kontaktin e parë me Fatmir Mediun. Për përfshirjen në një fushatë që ai vetë e përshkroi si luftë për të djathtën.

Dhe për pozicionin e tij të veçantë: i pranishëm por jo përfaqësues. I lidhur me Trumpin por jo i autorizuar nga askush. Një individ që flet në emër të vetes por që vendoset përballë publikut shqiptar me një peshë simbolike që vetëm një i dërguar i SHBA-ve do ta kishte më shumë.

LaCivita thuhet se është mjeshtër i ndërtimeve narrative. Por intervista në “Opinion” e vendosi në një paradoks: ai kërkonte të ndërtonte një besueshmëri të re për opozitën shqiptare duke theksuar se nuk ishte përfaqësues i SHBA-ve. As zëdhënës i Trumpit. As lobist me interesa të fshehta. Ai ishte, sipas vetë përkufizimit të tij, një strateg që mbështet një betejë ideologjike për të djathtën. Por pikërisht në këtë shpjegim qëndron dobësia e mesazhit të tij.

Fuqia që ai pretendon ta japë opozitës shqiptare është retorike. Jo reale. Është një lloj energjie pa trup. Një frymë pa shteg. Një flamur pa shtizë.

Në publikun shqiptar, është e vërtetë, se ardhja e një emri si LaCivita krijon njëfarë magjie. Kur dikush vjen nga SHBA-të, për më tepër me lidhje me Trumpin dhe e përmendur me peshën e ushtrisë së konservatorëve, ai fiton menjëherë një status zoti politik. Por ajo që ai solli në “Opinion” nuk ishte një plan. As një rrjet ndërkombëtar që e kthente PD-në në pjesë të një aleance të djathtë globale. Ishte thjesht një narrativë për përdorim të brendshëm. Një pasqyrë për t’u admiruar vetëm nga LaCivita personalisht.

LaCivita e ndërtoi rolin e tij si një fuqi pa pushtet. Ai nuk premton ndonjë ndërhyrje diplomatike. As rikthim të kontakteve me Washingtonin. Ai nuk i garanton Sali Berishës një kanal dialogu me SHBA-të. Përkundrazi. Pozicioni i tij është i tillë që ai nuk mund as të hyjë në Departamentin e Shtetit pa një takim të organizuar nga palë të treta. Në këtë kuptim ai është një figurë e mbështetur mbi përceptim. Jo mbi akses. Një hije e fuqishme nëpër Tiranë, por e pazotë për të lëvizur diçka reale.

Nëse Chris LaCivita është strateg, atëherë ai do duhej të kuptojë se një strateg nuk i jep liderit politik vetëm ngjyrime. Fjalor. Polarizim. Ai i jep atij një shteg konkret për zgjidhje. Në rastin e Berishës, problemi është një dhe vetëm një! Raporti i ndërprerë me SHBA-të. I vulosur nga shpallja non grata.

Dhe këtu fillon papajtueshmëria logjike e asaj që LaCivita tha në “Opinion”. Ai deklaroi se shpallja non grata është e korruptuar. E pabazuar. E padrejtë. Një lloj padrejtësie strukturore që SHBA-të po e mbajnë në sirtar. Por nëse e mendon seriozisht këtë akuzë, atëherë përkthimi është ky: administrata e kaluar Biden dhe sekretari i tanishëm i Shtetit Rubio, janë duke mbajtur një qëndrim të rremë për arsye të korruptuara kundër një lideri opozitar në Ballkan.

Kjo nuk është më thjesht një pikëpamje e fortë. Është një sulm indirekt ndaj etikës së vetë diplomacisë amerikane. Dhe është një kundërshti e rrezikshme me çdo administratë të mundshme amerikane. Përfshirë edhe të tashmen dhe të ardhmen republikane. Sepse një non grata e bazuar mbi korrupsion është një akt institucional. Nuk ka kuptim të thuhet se është produkt i një gabimi të izoluar pa nënkuptuar se dikush, në majën e diplomacisë amerikane, po abuzon me mekanizmin e shtetit për arsye të errëta. Dhe nëse është ky akt korruptiv, le ta zhbëjnë urgjentisht.

Kjo është arsyeja pse LaCivita, pa e kuptuar, naivisht, po e vendos veten në një pozitë të paqëndrueshme. Një amerikan që i thotë një lideri shqiptar se SHBA-të janë të korruptuara. Por ai vetë vjen nga një krah i së ardhmes amerikane që do ta shpëtojë. Një fabul e bukur për romantikët. Por jo për një vend që kërkon realitete.

Në fund, kjo nuk është strategji. Është një seancë shprese. Një terapi simbolike për një opozitë që s’ka më lidhje me botën reale. Një projekt që nuk prodhon rruge por vetëm akse të imagjinuara.

Strategu i vërtetë i Sali Berishës nuk do të ishte ai që flet për Amerikën në televizion. Por ai që i sjell Amerikën në tryezë. Dhe nëse nuk mund ta bëjë këtë, më mirë të pranojë se është këtu për një tjetër arsye, për ta bërë më të bukur disfatën.

Krejt kjo që bën LaCivita është e kuptueshme sepse një njeri në fushë është në hall por sa është i ndershëm ky qëllim kur shkon të blihet me miliona dollarë.

Next Post
“Opozita bllokoi kuvendin e ri”, Kurti mbledh qeverinë pas dorëheqjes: Nuk e lë Kosovën pa zot!

“Opozita bllokoi kuvendin e ri”, Kurti mbledh qeverinë pas dorëheqjes: Nuk e lë Kosovën pa zot!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

13-vjeçari në Shkodër terrorizon lagjen, dhunon bashkëmoshatarët dhe grabit të moshuarit

13-vjeçari në Shkodër terrorizon lagjen, dhunon bashkëmoshatarët dhe grabit të moshuarit

March 27, 2026
Detajet, çfarë pritet të ndodhë nesër në mbledhjen e Ramës me kabinetin dhe grupin e PS? 

Detajet, çfarë pritet të ndodhë nesër në mbledhjen e Ramës me kabinetin dhe grupin e PS? 

March 27, 2026
Izraeli po ndërton 32 pika ushtarake brenda Rripit të Gazës

Izraeli po ndërton 32 pika ushtarake brenda Rripit të Gazës

March 27, 2026
“Ilir Meta në paraburgim pa asnjë dosje”/ Deklarata e zv.kryeministrit maqedonas, reagon Ambasada Shqiptare në Shkup

“Ilir Meta në paraburgim pa asnjë dosje”/ Deklarata e zv.kryeministrit maqedonas, reagon Ambasada Shqiptare në Shkup

March 27, 2026
Arben Meçe: Berisha përjashton kundërshtarët nga PD për të mbrojtur mitin e tij

Arben Meçe: Berisha përjashton kundërshtarët nga PD për të mbrojtur mitin e tij

March 27, 2026
Ambasada gjermane dënoi dhunën e PD, Berisha: Ne s’bëmë gjë! Dhunë përdori policia

Rezart Kthupi: Statuti i PD është ai që thotë Sali Berisha, jo ai i regjistruar në gjykatë

March 27, 2026
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

Etika e Frashërit dhe Gjadrit për ambicien?!

March 27, 2026
Përplasja Trump–Netanyahu dhe frika për zgjerimin e konfliktit në luftën me Iranin

Përplasja Trump–Netanyahu dhe frika për zgjerimin e konfliktit në luftën me Iranin

March 27, 2026
Balla takim me zv.Presidentin e Parlamentit të Landit të Bavarisë: Mirënjohje për mbështetjen ndaj Shqipërisë në rrugën drejt integrimit europian

Balla takim me zv.Presidentin e Parlamentit të Landit të Bavarisë: Mirënjohje për mbështetjen ndaj Shqipërisë në rrugën drejt integrimit europian

March 27, 2026
Inteligjenca europiane: Rusia furnizon Iranin me dronë për sulme ndaj SHBA-ve dhe Izraelit

Inteligjenca europiane: Rusia furnizon Iranin me dronë për sulme ndaj SHBA-ve dhe Izraelit

March 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In