Laçi fiton Kupën e Shqipërisë, për të dytën herë në historinë e klubit kurbinas. Veliaj dhe James me dy gola spektakolarë i dhanë trofeun por dhe Europën kurbinasve.
Një finale e shkëlqyer në kryeqytet, me dy skuadrat që dhuruan një futboll plot ritëm duke dëfryer dhe dy tifozeritë, dhe pse në fund vetëm njëra prej tyre festoi. Kukësi humbi finalen e dytë radhazi, pas asaj të vitit të shkuar me Flamurtarin duke shtyrë ende takimin me trofeun e parë historik. Ishte Laçi që kaloi në vantazh me Veliajn i cili ekzekutoi në mënyrë të përsosur një goditje dënimi.
Por përgjigja e Kukësit ishte e menjëhershme me Hasanin, që në minutën e fundit të pjesës së parë, finalizoi një aksion fantastik. Pjesa e dyta nuk e humbi shkëlqimin e të parës, madje në të 60-tën, Laçi finalizoi me golin e James një skemë të menduar deri në detaje.
Pjesën e mbetur të lojë, Laçi mendoi të mbrohej duke mos rrezikuar fitoren.









