• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Laçi dhe Partizani ndahen në “paqe” në javën e katërt të Superligës

by A R
16/09/2018 18:09
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Është mbyllur në barazim 0-0 sfida e tretë e javës së katërt të Superligës, mes Laçit dhe Partizanit. Ndeshja e zhvilluar në qytetin e Kurbinit ka treguar një nivel të kënaqshëm nga të dyja ekipet, por pa prodhuar dot asnjë gol. Përtej dëshirës së të dyja skuadrave për të shënuar dhe rasteve që nuk munguan, goli mungoi në këtë përballje mes dy ekipeve që edhe në vitin e shkuar kanë qenë në pozicione të ngjitura me njëra –tjetrën.

Një lojë shumë e shpejtë dhe aksione nga të dyja krahët, është ajo që shohim në minutat e para. Partizani tenton të shënojë  me anë të Asanit dhe Bardhit, por pa saktësinë e duhur. Nga ana tjetër Xhixha me anë të një predhe të vërtetë ka kërkuar të realizojë një gol nga jashtë zonë, por Alban Hoxha është aty dhe devijon topin jashtë kuadratit. Partizani kërkon të shkojë te goli me anë të goditjeve standarde, ndërsa Laçi sërish me gjuajtjet nga distanca i shkon pranë golit. Me disa aksione të rrezikshme, por me portat ende të paprekura mbyllet pjesa e parë e ndeshjes.

Në 45 minutat e dyta, përballja vijon me të njëjtin ritëm dhe të dyja ekipet që hidhen në sulm në kërkim të golit të avantazhit. Kurbinasit sërish tentojnë me goditjet nga distanca, ndërsa Partizani kundërpërgjigjet me krosimet nga krahët dhe goditjet standarde duke shfrytëzuar gjatësinë e Hebaj dhe grintën e Atanda. Me kalimin e minutave Laçi bëhet më kërkues dhe insiston në gjetjen e golit, por pa sukses. Në minutën e 66’ vendasit kanë një rast të pastër për gol, por sërish gardiani Hoxha është në lartësinë e duhur dhe e mban të paprekur portën e “demave”. Gega nga ana tjetër përdor kartën e fundit duke hedhur në fushë Çinarin dhe Hilën, por sërish goli mungon dhe kryeqytetasit kanë vështirësi të çajnë në prapavijën e vendasve.

Deri në fund, portat mbetën të paprekura dhe Partizani me Laçin ndahen në barazim 0-0 në këtë javë të katër, të Surepriores. Pas kësaj ndeshje Laçi shkon në kuotën e 6 pikëve, ndërsa Partizani ka vetëm një më shumë dhe për momentin renditet një pozicion me sipër.

FORMACIONET:

Laçi: Selmani, Fangaj, Mersini, Gjoni, Sefgjini, Eler, Shtubina, Lushkja, Najdenov, Altinparmakovski, Xhixha. Trajner: Artan Mërgjyshi

Partizani: Hoxha, Ibrahimi, Belica, Atanda, Kalari, Telushi, Mala, Trashi; Asani, Bardhi, Hebaj. Trajner: Skënder Gega.

/b.d

Next Post
“Kriminelët mariachi” vrasin pesë meksikanë në një qendër turistike

"Kriminelët mariachi" vrasin pesë meksikanë në një qendër turistike

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Një vit pas luftës, Putin: Perëndimi nxori “shejtanin nga shishja”, zhvendosi vëmendjen nga korrupsioni

Stalini po rikthehet në Rusi!?

February 28, 2026
Rriten tensionet SHBA-Iran, Trump informohet për opsione ushtarake e të fshehta kundër Teheranit

“Ali Khamenei ka vdekur”, Trump: Besojmë se është e vërtetë!

February 28, 2026
Habit Sali Berisha: Agjentë të infiltruar na thanë se tek ish-vila e Enverit banon Rama, prandaj e sulmuam

Habit Sali Berisha: Agjentë të infiltruar na thanë se tek ish-vila e Enverit banon Rama, prandaj e sulmuam

February 28, 2026
“Brenda Vilës 31 ndoheshin 12 artistë”, Gonxhja për sulmin e PD: Përgjegjësit do ndiqen penalisht

“Brenda Vilës 31 ndoheshin 12 artistë”, Gonxhja për sulmin e PD: Përgjegjësit do ndiqen penalisht

February 28, 2026
Mediat ndërkombëtare: Ali Khamenei është vrarë, trupi i tij u gjet nën rrënoja!

Mediat ndërkombëtare: Ali Khamenei është vrarë, trupi i tij u gjet nën rrënoja!

February 28, 2026
Nxjerr foton e Bardhit duke zbritur nga makina në Kuvend, Murrizi: Pika që s’ju bie, rrini edhe në sediljen mbrapa të dukeni të rëndësishëm

Ish-vila e Enver Hoxhës në flakë, Bardhi tregon pse u sulmua godina me molotovë

February 28, 2026
Trump: Luftën në Iran mund ta përfundoj për 2-3 ditë

Trump: Luftën në Iran mund ta përfundoj për 2-3 ditë

February 28, 2026
E rëndë në Vlorë, fëmija bie nga ballkoni i një banese në Lungomare

Aksident në Durrës, ndërron jetë këmbësori, detajet e para nga ngjarja e rëndë

February 28, 2026
Militantët e PD sulmojnë me molotovë ish-vilën e Enver Hoxhës, panik mes punonjësve të muzeut

Militantët e PD sulmojnë me molotovë ish-vilën e Enver Hoxhës, panik mes punonjësve të muzeut

February 28, 2026
Netanyahu: Khamenei “nuk është më me ne”, populli iranian të çlirohet nga tirania

Netanyahu: Khamenei “nuk është më me ne”, populli iranian të çlirohet nga tirania

February 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In