Kryeministri Edi Rama kërkoi edhe nga Laçi votën për PS-në, në mënyrë që kjo e fundit të qeverisë e vetme pas 25 Qershorit. Gjatë një takimi me të rinjtë kurbinas, Rama tha se PS duhet të dalë forcë e parë, ndërsa la të hapur edhe mundësinë e koalicionit me një forcë tjetër politike por pa bërë përcaktime.
“Na duhet një votë që PS ta mbajë timonin vetëm. Se këtu, të gjithë çunat e laçit janë shofera pa marrë patenta, njësoj sikur ta kesh timonin në dorë dhe të ta luajë tjetri.
Kështu është edhe qeveria. Pastaj, se me kë do të bashkëudhëtojmë i takon të nesërmes. Sot na jepni votën, mos shihni partitë, por shihni interesin tuaj, kush ua bën punën”, tha Rama. /ma.me