• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, March 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Laboratori i Hasit, sekuestrohen pasuritë e Admir Hoxhës (LISTA)

by A R
04/02/2019 15:05
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

I konsideruar si ‘truri’ i laoratorit të heroinës në Has dhe një prej baronëve të drogës, Admir Hoxhës i janë sekuestruar të gjitha pasuritë.

Gjykata për Krime të Rënda pranoi kërkesën e Prokurorisë për Krime të Rënda duke vendosur masën e sigurimit personal pasuror dhe sekuestros preventive për pasuritë e paluajtshme të shtetasit nën hetim Admir Hoxha.

Pasuritë janë:

-Bar- Restorant -Hotel “Resort Ador” sipërfaqe 3320 m2, me katër kate bar restorant, parking dhe hotel, në Rinas Tiranë, si dhe bllokimin e aseteve.
-Automjeti tip Audi me targe AA111MP.

Kërkesën e parashtruan prokurorët Vladimir Mara dhe Dritan Prençi mbështetur në bazën e neneve 274, 275, 276, të Kodit Penal dhe nenit 36 të Kodit të Procedurës Penale.
Prokuroria për Krime të Rënda ka regjistruar procedimin penal të vitit 2016, për kryerjen e veprave penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Trafikimi i narkotikëve“, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal” parashikuar nga nenet 283, 283/a, 333/a dhe 334 i K.Penal, procedim penal i regjistruar mbi bazën e akteve të referuar nga Komisariati i Policisë Kavajë.

Nga aktet e administruara rezulton se Prokuroria Kavajë me datë 14.11.2016 ka regjistruar procedimin penal për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, parashikuar nga neni 283 i K.Penal.

Nga aktet e referuara nga Shërbimi i Policisë Gjyqësore të Komisariatit të Policisë Kavajë kanë rezultuar të dhëna për një grup personash të paidentifikuar, të cilët në bashkëpunim me njëri-tjetrin dyshohej se trafikonin lëndë narkotike nga Shqipëria në drejtim të Italisë, si dhe trafikonin lëndë narkotike të llojit heroinë nga vendet e Bashkimit Evropian në Shqipëri.
Në këto rrethana, nga Prokuroria për Krime të Rënda ka pranuar aktet dhe regjistroi procedimit penal 2016 për veprën penale parashikuar nga neni 283/a/2 i Kodit Penal.

Gjatë hetimit nga organi procedues është urdhëruar regjistrimi i veprave penale të parashikuara nga nenet 333/a dhe 334 të Kodit Penal.
Hetimet treguan se një grup personash, banorë në qytetet të ndryshme të vendit, vepronin në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, me qëllim kryerjen e veprave penale të prodhimit dhe shitjes së narkotikëve, trafikimit të narkotikëve, si dhe dispononin pasuri të paluajtshme, të cilat dyshohet se janë produkt i veprave penale.
Gjatë hetimit po ashtu ka rezultuar se pjesëtar të këtij grupi kriminal kryenin edhe vepra penale të tjera, si korrupsioni në sektorë të publik të ndryshëm, si hipotekë, polici, bashki dhe në institucione të tjera të administratës shtetërore.
Pasuritë e shtetasit Admir Hoxha dyshohet se janë vendosur nga të ardhurat e krijuara nga aktiviteti kriminal dhe bazuar në nenet 274, 275, 276, të Kodit Penal dhe neni 36 të Kodit të Procedurës Penale.nenin 11 të ligjit Nr.10192 datë 03.12.2009 “Për Parandalimin dhe Goditjen e Krimit të Organizuar, Trafikimit dhe Korrupsionit nëpërmjet masave parandaluese kundër pasurisë”

/a.rada

Next Post
Studentët demaskojnë pedagogen greviste: Hipokrite! Na ke shitur librat për lehtësira në provim

Studentët demaskojnë pedagogen greviste: Hipokrite! Na ke shitur librat për lehtësira në provim

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Shqipëria mes Perëndimit dhe… Perëndimit!

Një pyetje: Bordi u ngrit për të ulur, apo për të rritur çmimin e naftës

March 28, 2026

Nikolovski nuk ka mbrojtur Metën, por racizmin ndaj shqiptarëve

March 28, 2026
4 vite nga masakra ku u vra Brilant Martinaj dhe shokët e tij, merret në pyetje kosovari që solli ‘Passatin’ e krimit

4 vite nga masakra ku u vra Brilant Martinaj dhe shokët e tij, merret në pyetje kosovari që solli ‘Passatin’ e krimit

March 28, 2026
Parandalohet krimi në familje në Vlorë, policia neutralizon të moshuarin që kërcënonte me thikë familjarët

Parandalohet krimi në familje në Vlorë, policia neutralizon të moshuarin që kërcënonte me thikë familjarët

March 28, 2026
Sa do të zgjasë lufta në Iran? Vance: Duhet ta neutralizojmë Republikën Islamike për shumë vite

Sa do të zgjasë lufta në Iran? Vance: Duhet ta neutralizojmë Republikën Islamike për shumë vite

March 28, 2026
Plagosje në afërsi të Spitalit të Vlorës, 33-vjeçari goditet dy herë me thikë

Plagosje në afërsi të Spitalit të Vlorës, 33-vjeçari goditet dy herë me thikë

March 28, 2026
“Kopje mediokre e Ramës”, partia e Arlind Qorrit sulmon Agron Shehajn: E ka vrarë shansin për një model ndryshe

“Kopje mediokre e Ramës”, partia e Arlind Qorrit sulmon Agron Shehajn: E ka vrarë shansin për një model ndryshe

March 28, 2026
Publikohet renditja e re e FIFA-s: Kombëtarja shqiptare nuk ndryshon pozicion, Kosova vazhdon të ngjisë shkallët

Publikohet renditja e re e FIFA-s: Kombëtarja shqiptare nuk ndryshon pozicion, Kosova vazhdon të ngjisë shkallët

March 28, 2026
Prezantimi i Operatorit të Ujit, Balluku: Organizimi do bëhet në katër rajone

GJKKO i bllokoi pasaportën, Gjykata e Lartë shqyrton më 9 prill rekursin e Belinda Ballukut

March 28, 2026
Çmime tavan për shezlonget në Durrës/ Operatorët turistikë: Në përgjithësi, nuk ka pasur abuzime të theksuara

Çmime tavan për shezlonget në Durrës/ Operatorët turistikë: Në përgjithësi, nuk ka pasur abuzime të theksuara

March 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In