• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, January 21, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Laboratori i drogës në Fier, dalin sot para GJKKO-së 10 të arrestuarit

by
26/11/2022 10:09
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në GJKKO do të zhvillohet sot masa për 10 të arrestuarit që u kapën pasi u zbulua laboratori i drogës në Fier.

Itinerari

Sasia me pleh-kimik ku ishin fshehur 430 kg kokainë është ngarkuar në muajin maj 2022 në kontejner në Kolumbi dhe nëpërmjet një anije transporti është nisur për në portin e Pireut/Greqi ku ka mbërritur në fillim të korrikut 2022. Prej andej me anije transporti pas 3 ditësh është dërguar në portin e Tivarit të Malit të Zi dhe në Shqipëri është transportuar me kamion në muajin shtator 2022.

Gjatë gjithë kohës, kjo ngarkesë është mbajtur 24 orë nën vëzhgim nga autoritetet. Kjo me qëllim identifikimin e plotë të bashkëpunëtorëve, të cilët kanë marrë pjesë në përgatitjen e dokumentacionit rreth hapjes në Shqipëri të kompanisë që do realizonte transportimin dhe marrjen në dorëzim të “ngarkesës” brenda të cilës dyshohej se është përzier lënda narkotike e llojit kokainë, pagesat e realizuara për blerjen, transportimin dhe zhdoganimin e saj, personat që do kujdeseshin për pritjen dhe marrjen në dorëzim të ngarkesës në Shqipëri, personat që do kujdeseshin për mbajtjen, magazinimin dhe ekstraktimin e lëndës së dyshuar narkotike nga sasia me “pleh-organik”, dhe kush ishin personat e specializuar që do mundësonin kryerjen e këtij procesi.

Nga vëzhgimi ka rezultuar se droga ishte zhvendosur në ambiente të ndryshme në Shqipëri, nga ku dje (24 nëntor) është bërë i mundur edhe sekuestrimi i saj në Frakull e Madhe në Fier. Në total janë kontrolluar 14 ambiente në Tiranë, Lushnje, Fier dhe 10 në pranga, 1 në kërkim.

Çervanaku hapi kompaninë e tregtimit të plehrave kimike 5 muaj para se të nisej kokaina nga Kolumbia

Për të porositur drogën nga Kolumbia, Zenel Çervanaku i kishte marrë masat që në krye të herët. Në 19 janar 2022, pra 5 muaj para se të ngarkohet droga në Kolumbi, Çervanaku hapi edhe një kompani që merret me tregtimin të plehrave kimike. Ky detaj ndihmon për të kuptuar arsyen se përse sasia e kokainës ishte e fshehur në thasë me plehra kimik. Siç bëhet e ditur, droga ishte fshehur në 20 paleta me rreth 24 ton “pleh kimik”. Në skanerin e Portit të Tivarit, sasia e ngarkesës me pleh kimik, doli e pastër, mirëpo pas dyshimeve, u bë kontrolli fizik ku u zbulua droga, por u la të shkonte në destinacionin përfundimtar për të shkuar deri te porositësi.

Kush janë të arrestuarit

Të arrestuar për laboratorin e kokainës në Frakull të Fierit, por një pjesë e tyre janë jo pak të njohur për opinionin publik dhe policinë.  Përveç Zenel  dhe Viktor Çervanaku, i cili më herët ka mbajtur detyrën e kreut të komunës, djali i tij Denilson Çervanaku, i arrestua bashkë më të fejuarën, Enxhi Ferhati, ka qenë futbollist. 25-vjeçari më së shumti ka qenë pjesë e ekipit të Dinamos, Olimpikut. Karrierën në sport e ka nisur në vitin 2013 dhe e ka mbyllur në vitin 2017 ndërsa gjatë këtyre viteve ka shënuar vetëm 2 gola.

Klajdi Kodra i njohur edhe me mbiemrin Vrioni ka qenë i dënuar më parë për armëmbajtje pa leje, atentate dhe plagosje. Ai është djali i ish-qitëses së mirënjohur shqiptare, Lindita Kodra. Një ditë më parë u arrestua në Tiranë pasi u kap bashkë me 3 të tjerë me armë në makinën tip ‘Range Rover’, bashkë me Redion Meshin dhe Bledar Matoshin. Ngjarja e fundit kriminale si i përfshirë është ajo e 27 majit 2021 ku plagosi me armë zjarri 19-vjeçarin Reginaldo Kaçorri. Në gusht të 2017, Kodra u arrestua si bashkëpunëtor në atentatin ndaj Lorenc Hoxhës, i cili mbeti po ashtu i plagosur në konfliktin e nisur për hasmëri. Në vitin 2010, rezulton i përfshirë në një plagosje të dyfishtë, në rrugën “Vasil Shanto”.

Të plagosur asokohe mbetën dy vëllezër, Klajdi dhe Roland Çeço, 25 dhe 27 vjeç. Në vitin 2016, me dy të tjerë, Kodra plagosi duke e goditur në fytyrë dhe në pjesë të tjera të trupit me sende të forta Flamur Cullhajn. Gjatë konfliktit pati edhe të shtëna me armë në ajër. Ndërkohë, në vitin 2013, në zonën e Liqenit Artificial të Tiranës, Klajdi Kodra u qëllua me plumb në këmbë, pas një konflikti të çastit. Gjithashtu në pranga ka rënë edhe Nikolen Gjelona, personi i cili është arrestuar në rolin e financuesit.

Në kuadër të këtij operacioni u sekuestruan 15,910 Euro; 3 armë zjarri automatik kallashnikov; 3 armë zjarri të llojit pistoletë; 108 copë fishekë luftarake të kalibrave të ndryshëm; 18 aparate telefonash celulare; 5 automjete; 2 laptop dhe 2 armë gjahu.

/e.d

Next Post
VIDEO/ Pamjet kur shqiptari përplas me makinë 21-vjeçaren greke në Selanik dhe ‘zhduket’

VIDEO/ Pamjet kur shqiptari përplas me makinë 21-vjeçaren greke në Selanik dhe 'zhduket'

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Moti i keq në Greqi, shënohen dy viktima, dëme dhe përmbytje në Athinë dhe në zonat bregdetare

Moti i keq në Greqi, shënohen dy viktima, dëme dhe përmbytje në Athinë dhe në zonat bregdetare

January 21, 2026
“Po jepja porosinë kur ndodhi krimi”/Avokati i Metës, dëshmitar në vrasjen te “Komuna e Parisit”: I njihja të dy, aty haja drekën..

“Gjyqtarët në GJKKO janë kamikazë”- Avokati i Ilir Metës: Presidentin po e mbajnë kot 16 muaj në qeli

January 21, 2026
Zbardhet drafti i qeverisë për Bordin e Paqes. Kuvendi e miraton nesër..

Zbardhet drafti i qeverisë për Bordin e Paqes. Kuvendi e miraton nesër..

January 21, 2026
“Do ishte bërë kasaphanë”, audioregjistrimi i “21 Janarit”, gazetari: Komandanti i Gardës e kishte situatën në kontroll, urdhri u dha për…

“Do ishte bërë kasaphanë”, audioregjistrimi i “21 Janarit”, gazetari: Komandanti i Gardës e kishte situatën në kontroll, urdhri u dha për…

January 21, 2026
Italia heziton për Këshillin e Paqes në Gaza, Meloni: Nuk mund ta nënshkruajmë menjëherë pjesëmarrjen tonë

Italia heziton për Këshillin e Paqes në Gaza, Meloni: Nuk mund ta nënshkruajmë menjëherë pjesëmarrjen tonë

January 21, 2026
Vrasjet e 21 janarit, analisti Arben Meçe: Ekzekutimet, sipas një skeme të përgatitur nga Berisha

Kufiri politik i 21 janarit: Vija e kuqe që mban PD larg pushtetit

January 21, 2026
Beqiri: Dumani u shfaq i dobët. Dosjet që po i zënë pluhur, s’ia ka fajin Policia e Shtetit

“E bëri gjak Shqipërinë”/ Beqiri: “21 Janari” nuk mbyllet pa marrë burgim përjetë Berisha

January 21, 2026
Seanca e përshpejtuar për Bordin e Paqes me kërkesë të PS, reagon PD: Do marrim pjesë, pavarësisht..

Seanca e përshpejtuar për Bordin e Paqes me kërkesë të PS, reagon PD: Do marrim pjesë, pavarësisht..

January 21, 2026
Sot seanca e fundit e sesionit parlamentar/ Betohet Avokati i Popullit, çështjet e tjera në rend dite

Rama në Bordin e Paqes, Kuvendi miraton kërkesën e PS: Të enjten seancë plenare

January 21, 2026
“Si të mbijetoni 5 ditë”/ Qeveria e Groenlandës publikon udhëzuesin për përgatitje në raste krize

“Si të mbijetoni 5 ditë”/ Qeveria e Groenlandës publikon udhëzuesin për përgatitje në raste krize

January 21, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In