Gazeta prestigjioze italiane “La Repubblica” shkruante sot se në disa fshatra shqiptarë valëvitet flamuri i zi i ISIS. Po ashtu sipas kësaj gazete disa xhihadistë shqiptarë kanë lidhje të forta me liderin e ISIS Al-Bagdadi.
Por, në lidhje me këtë shkrim reagoi edhe kryeministri Rama.
Përmes rrjetit social facebook, ai i’u përgjigj qytetarëve që e pyetën për këtë shkrim:
“Nje genjeshter e madhe po cfare te besh, keshtu po shkon kjo pune kudo, kush nuk lexon gazeta nuk informohet kush lexon dizinformohet!”, shkruan Rama./a.m.