• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, January 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“La Repubblica”: Hijeshia dhe kontraditat e Shqipërisë mes arkeologjisë dhe bunkerëve

by Java News
14/09/2017 20:29
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Numri i turistëve italianë për të kaluar pushimet në tokën e shqiponjave, një krahasim që e përdorin shpesh mediat e huaja, ka ardhur gjithnjë në rritje. Disa nga sekretet e kësaj bukurie me numrin gjithnjë e në rritje të turistëve italianë që e vizitojnë, i ka përcjellë sot në faqet e saj e përditshmja e njohur italiane “La Repubblica” në reportazhin e titulluar “Midis arkeologjisë e bunkerëve, hijeshia e kontraditat e Shqipërisë.”

Prej janarit të 2017 e deri më korrik rreth 56 % më shumë turistë italianë kanë vizituar vendin tonë në krahasim me një vit më parë.
“Afërsia, deti që pasqyron atë të Puglias e kosto e ulët e jetesës janë arsyet që ka shtyrë 182 mijë italianë të kalojnë sivjet pushimet në vendin e shqiponjave”, shkruan “La Repubblica”.
“Vite më parë për këdo që udhëtonte në gadishullin Ballkanik, i duhej të xhironte përqark Shqipërisë për të vazhduar udhëtimin e tij. Sot në këtë vend që ka lënë pas 46 vite regjimi që e izoluan nga pjesa e tjetër e botës, zbulojmë një destinacion turistik.”
“Vendpushimet e jugut, ku ndër të parat është Saranda, janë më të preferuarat në sezonin turistik. Ashtu siç përfshihen në udhëtimet turistike dhe zonat arkeologjike të Butrintit, Gjirokastrës e Beratit, të cilat ruajnë e rrëfejnë të kaluarën”.
“Veriu, shkruan “La Repubblica”, është më pak i eksploruar, megjithëse ofron skenar natyralë habitëse që të largojnë nga hovi i madh i modernizimit që po i ndryshon pamjen Shqipërisë.”
Udhëtimi i medias italiane në Shqipëri ndalet në  Shkodër, ku Muzeu Historik i qytetit ka qenë dikur burg i regjimit.
“Janë ruajtur disa nga qelitë e dhomat e torturave. Në qytet ishin 23 vende të tilla për 24 mijë banorë.”
Në Shkodër gjendet një pjesë tjetër e historisë, Muzeu Marubi i fotografit italian nga Piacenza, Pietro Marubi që u largua nga Italia i përshirë në vrasjen e Duca di Parma Carlo III di Borbone.Pasi mbërriti në Shkodër ai ngriti studion e tij fotografike.
Por Shkodra është dhe “porta e hyrjes në dy vende magjepse; Thethi e Koman.”
Në Theth, pika referimi janë Kisha me kompleksin e vogël të varrezave, shkolla në ngjyrë blu e jeshile, e Kulla e ngujimit. Udhëtimi vazhdon në Surin e Kaltër dhe në Ujvarën e Grunasit.
“Të ndalosh një natë në këtë vend është e detyrueshme, shkruan “La Repubblica”, “Mjaft banorë kanë shndërruar banesat e tyre në hotele të vogla, janë sistemuar thjesht e me një dritë elektrike shumë të dobët, sa për të lexuar duhet të presësh dritën e ditës. Ndërsa për më të stërviturit fizikisht, udhëtimi mund të vazhdojë drejt Valbonës duke ecur nëpër male në një rrugë të populluar nga arinj. shqiponja e ujqër.”
Reportazhi i medias italiane vazhdon në Koman mbërritja në të cilin “është piktoreske”. “Pamja të mbush sytë: ujë, dy anije, hoteli e në të djathtë, drejt së pafundmes shtrihet muri mbajtës i digës. Jeshil ngjyra e lumit, jeshil peisazhi përreth. Gjire e ishuj përkëdhelen nga dielli e era. Prej këtu kufiri me Kosovën ëshë një orë rrugë e mund të jetë një rast për një tjetër udhëtim.” /ata

ma.me

Next Post
Bëni kujdes, nga 1 Qershori mbërrin i nxehti afrikan

Harrojeni shiun, kthehet sërish plazhi në Shqipëri

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Protestat studentore transformohen në fushatë politike, Vuçiç paralajmëron zgjedhje të parakohshme

Protestat studentore transformohen në fushatë politike, Vuçiç paralajmëron zgjedhje të parakohshme

January 18, 2026
Dyshimet për manipulim të votave, Abdixhiku kërkon rinumërim të plotë në Kosovë: Vota nuk tjetërsohet

Dyshimet për manipulim të votave, Abdixhiku kërkon rinumërim të plotë në Kosovë: Vota nuk tjetërsohet

January 18, 2026
“Koha për fitore ka ardhur”, Berisha në Kombinat: PD denoncoi narkoregjimin e Ramës dhe mbron pluralizmin

“Koha për fitore ka ardhur”, Berisha në Kombinat: PD denoncoi narkoregjimin e Ramës dhe mbron pluralizmin

January 18, 2026
Eksperti serb: SHBA do të paraqesë dokument për njohjen e Kosovës nga Serbia në mars ose prill

Eksperti serb: SHBA do të paraqesë dokument për njohjen e Kosovës nga Serbia në mars ose prill

January 18, 2026
U katandis lideri historik në një breshkë që ndjek nga pas Salianjin!

U katandis lideri historik në një breshkë që ndjek nga pas Salianjin!

January 18, 2026
“Presidenti Trump nuk tërhiqet nga Groenlanda”, sekretari amerikan i Thesarit: Europa është e dobët, SHBA-të rrezatojnë forcë

“Presidenti Trump nuk tërhiqet nga Groenlanda”, sekretari amerikan i Thesarit: Europa është e dobët, SHBA-të rrezatojnë forcë

January 18, 2026
Muzeu në Krujë ekspozon hartën e rrallë të vitit 1455 me emrin e Skënderbeut (FOTO)

Muzeu në Krujë ekspozon hartën e rrallë të vitit 1455 me emrin e Skënderbeut (FOTO)

January 18, 2026
“Nuk ka përjashtim për mendimin ndryshe”, Salianji mesazh Berishës nga Lezha: Statuti i PD të largon nga lidershipi nëse …

“Nuk ka përjashtim për mendimin ndryshe”, Salianji mesazh Berishës nga Lezha: Statuti i PD të largon nga lidershipi nëse …

January 18, 2026

E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

January 18, 2026
“Parandjeva fatkeqësinë, burri ra në koma!”/ Fotot e jetës së përmbysur, dita kur çdo ëndërr u shua!

“Parandjeva fatkeqësinë, burri ra në koma!”/ Fotot e jetës së përmbysur, dita kur çdo ëndërr u shua!

January 18, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In