Një i dënuar në burgun e Drenovës doli me leje nga institucioni i Ekzekutimit tw Vendimeve Penale, por nuk u kthye më.
Bëhet fjalë për një shtetas nga Maqedonia, i cili po vuante dënimin për trafik droge.
Ai është Isen Mërtishi, të cilit i ishte dhënë leja e daljes pak ditë më parë, por ai nuk u kthye më.
Autoritetet janë vënë në ndjekje të tij, por nuk ka asnjë informacion mbi vendodhjen.
Për rastin në fjalë janë vënë në dijeni edhe autoritetet maqedonase./a.m.