Disa persona të paidentifikuar djeshme kanë vjedhur një mjet në oborrin e një shtëpie private në fshatin Sovjan të Maliqit. Sipas Policisë bëhet fjalë për të njëjtët persona që kanë grabitur në një dyqan afër banesës, disa paketa cigare dhe sende ushqimore dhe me mjetin e vjedhur janë larguar me shpejtësi.
Sipas policisë lokale pronari e kishte lënë automjetin e ndezur çka ua ka lehtësuar “punën” për vjedhjen.
Ka qenë vet pronari ai i cili ka lajmëruar uniformat blu të cilët janë vënë menjëherë në lëvizje për gjetjen e autorit.
/a.r